Rajoni

DETAJE/ Ekzekutohet “i paprekshmi” në mes të Beogradit, brenda “BMW X5” po qarkullonte me të dashurën kolumbiane. Përplasja mes klaneve mafioze në Serbi më e ashpër se kurrë, 50 viktima në vetëm…

PROFIL
Mediat vendase kanë arritur që të sigurojnë një foto ku duket Strahinja Stojanoviç jashtë makinës së tij menjëherë pas shpërthimit, ndërsa pranë tij një grua që përpiqet ta ndihmojë të riun e plagosur dhe pa ndjenja.
Featured image of article: DETAJE/ Ekzekutohet “i paprekshmi” në mes të Beogradit, brenda “BMW X5” po qarkullonte me të dashurën kolumbiane. Përplasja mes klaneve mafioze në Serbi më e ashpër se kurrë, 50 viktima në vetëm… Strahinja Stojanoviç dhe Sonja Suarez Gomez

SERBI– Një bombë e vendosur poshtë mjetit “BMË X5” ka tronditur qytetin e Beogradit të dielën në mesditë. “I paprekshmi” i Serbisë, 30-vjeçari Strahinja Stojanoviç u ekzekutua në mes të qytetit, teksa po qarkullonte me të dashurën e tij kolumbiane, Sonja Suarez Gomez.

I riu i akuzuar për vrasjen e avokatit Dragoslav Misha Ognjanovic, po qarkullonte me mjetin e tij nëpër qytet. Ndërsa poshtë makinës së tij ishte vendosur një bombë, e cila pasi mori sinjalin nga një celular hodhi në ajër dy pasagjerët. Modelja nga Kolumbia ia hodhi paq me disa dëmtime të vogla, por Stojanoviç pësoi dëmtime të mëdha tek të dyja këmbët dhe në organet e brendshme. Edhe pse një grua i erdhi menjëherë në ndihmë dhe në spital iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale, sërish nuk mundi që të shpëtonte.

Strahinja Stojanoviç dhe Sonja Suarez Gomez

Mediat vendase kanë arritur që të sigurojnë një foto ku duket Strahinja Stojanoviç jashtë makinës së tij menjëherë pas shpërthimit, ndërsa pranë tij një grua që përpiqet ta ndihmojë të riun e plagosur dhe pa ndjenja.

Momenti pas shpërthimit

Kjo është hera e dytë që një bombë vendoset nën veturën e Stojanoviç, të cilit para pak kohësh i kishin vrarë edhe të atin. Herën e parë Stojanoviç shpëtoi gjallë pasi në doli nga makina pak para se ajo të shpërthente. Ai kishte harruar telefonin në shtëpi, por herën e dytë fati nuk ishte me të.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazetarët dhe ekspertët në Serbi e interpretojnë vrasjen e Strahinja Stojanoviç, i cili është i njohur për policinë si një likuidim klasik mafioz dhe të ekzekutuar nga profesionistë. Por duke marrë parasysh “pastërtinë e punës”, ngjarja do të jetë e vështirë të zbardhet. Mendohet se eksplozivi C-4 është aktivizuar në distancë, nga një telefonatë me një celular.

Avokati Božo Prelević shprehet: Personi që ka vënë eksplozivin ka qënë ekspert! E ka drejtuar shpërthimin vetëm tek shoferi dhe ka vendosur ta shpërthejë gjatë ditës. Mund ta bënte edhe natën por unë mendoj se ka dashur që të përcjellë një mesazh,

Gjithashtu mësohet se Stojanoviç kishte lidhje me klanin Šaranović, të cilët kanë pasur rivalë për vite me radhë klanin e Luka Bojović. Sipas gazetarëve, lufta mes dy klaneve në vetëm 6 vite ka shkaktuar 50 viktima, jo vetëm kriminelë por edhe ata që ishin pranë atyre klaneve, anëtarët e familjes dhe miqtë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment