Aktualitet

Detaje tronditëse/ Agjentët ndoqën 60-vjeçarin kur mori të miturën në makinë. Dyshohet se e përdhunonte

Ditën e djeshme e mitura është ndjekur nga oficerë të policisë që konstuan se i moshuari e mori në makinë. Ata e ndoqën dhe e arrestuan më pas në gjendje të dehur.
Featured image of article: Detaje tronditëse/ Agjentët ndoqën 60-vjeçarin kur mori të miturën në makinë. Dyshohet se e përdhunonte Momenti i arrestimit

LEZHË- Një e vajzë e mitur me aftësi të kufizuara është ngacmuar seksualisht nga një 60-vjeçar, i cili dyshohet se mund të ketë kryer edhe marrëdhënie seksuale me të. Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar një 60-vjeçar banues në fshatin Ishull të Lezhës. Këtë informacion e ka dhënë në mënyrë zyrtare policia e Lezhës. Ndërsa burime të Abc News thonë se vajza është e moshës 14 vjeç. 

Sipas burimeve që citon gazetari i Abc News, Gjergj Figuri, kanë qenë nxënësit e shkollës që kanë vërejtur fillimisht që vajza nuk hipte në furgonin e shkollës por në një makinë. Ndërsa mësuesit kishin konstatuar disa mungesa në mësim dhe sjellje të çuditshme të vajzës. Kësisoj personeli i shkollës ka vendosur të njoftojë policinë.

Ditën e djeshme (e premte) e mitura është ndjekur nga oficerë të policisë që konstuan se i moshuari e mori në makinë. Ata e ndoqën dhe e arrestuan më pas në gjendje të dehur. Mësohet se në polici ai nuk ka pranuar që ka abuzuar me vajzën me problem mendore por ka thënë se vetëm e ka shoqëruar për në shkollë. Një mjeke ka vizituar dhe ka përforëcuar dyshimet se me të është abuzuar seksualisht, ndërsa priten dhe ekzamitime të tjera, nga mjekësia ligjore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Abuzimet me vajza që kanë probleme të shëndetit mendor janë ngjarje të përsëritura në Lezhë. Pak kohë më parë dy motra kanë rënë preh e abuzimeve seksuale madje kanë sjellë në jetë dhe dy fëmijë. Deri tani për këto raste vetëm një person ka përfunduar në pranga.

(Marrë nga ABC News)

Shto Koment