Aktualitet

DETAJI KYÇ! Klodian Rasha njihej me Nevaldo Hajdëraj! Efektivi e ka shqetësuar disa herë 25-vjeçarin, takimi i fundit mes tyre rezultoi fatal

Ka dyshime që Rasha dhe Hajdaraj edhe të kenë punuar para disa kohësh së bashku në një biznes në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet. Vrasja e të riut mund të jetë lidhur me një konflikt që ka nisur kohë më parë mes dy djemve.
Featured image of article: DETAJI KYÇ! Klodian Rasha njihej me Nevaldo Hajdëraj! Efektivi e ka shqetësuar disa herë 25-vjeçarin, takimi i fundit mes tyre rezultoi fatal Klodjan Rasha

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Klodian Rashës! 25-vjeçari kishte njohje me efektivin që i mori jetën, Nevaldo Hadëraj. Madje Klodiani ka shprehur shqetësimin për efektivin që e ngacmonte, te një i afërmi i tij.

Burime për Fax News bëjnë me dije se Nevaldo Hajdaraj ishte konsumues i lëndeve narkotike dhe alkoolit. Madje ai e ka përdorur hashashin dhe alkoolin edhe pas marrjes së detyrës në repartin “Shqiponja” dhe shpesh, thotë një burim që e ka ndeshur në rrugë, shfaqej në gjendje të dehur ose nën efektin e substancave narkotike.

Ka dyshime që Rasha dhe Hajdaraj edhe të kenë punuar para disa kohësh së bashku në një biznes në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet. Vrasja e të riut mund të jetë lidhur me një konflikt që ka nisur kohë më parë mes dy djemve.

SI NDODHI VRASJA?

Ka qënë efektivi Hajdaraj ai që ka thirrur Rashën që të shkojë drejt tij, por i riu nuk i është bindur. Në këto momente Hajdaraj ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka nisur ndjekjen e 25-vjeçarit që kishte nisur të largohej përgjatë rrugës “Dritan Hoxha”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një moment Rasha i ka dalë nga sytë efektivit, duke u futur në rrugicën që e dërgonte në banesë, ndërsa aty që korrespondon të ketë pranë edhe një pikë servisi, ka ndaluar duke parë veprimet e efektivëve, njëri prej të cilëve ndiqte atë dhe tjetri ndodhej tek një makinë që kishin ndaluar në rrugë për ta kontrolluar.

Edhe Rasha e ka humbur nga sytë Hajdarajn, i cili i është afruar duke u fshehur pas murit të servisit dhe qëlluar në befasi në një distancë jo më të madhe se 10 metra. Ndërkohë, Rasha në këto momente thotë dëshmitari, ka rënkuar duke thënë se “më vrave”.

Klodian Rasha u ekzekutua mesnatën e 8 dhjetorit, kur 25 vjeçari kishte thyer rregullat e orës policore, dhe u pikas nga dy efektivë të forcave “Shqiponja”. Nevaldo Hajdëraj, një efektiv 26-vjeçar u përplas me Rashën dhe përfundoi duke e vrarë atë me një plumb në shpatull. Vetë efektivi që ndodhet tashmë pas hekurave ka rrëfyer se situata i ka dalë nga kontrolli pasi kishte menduar se 25-vjeçari kishte armë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment