
TIRANË– Videoja që po shikoni tregon momentin kur mjeti brenda të cilit u gjetën 4 kg heroinë, është futur brenda komisariatit të policisë. Aty rrotull gjenden edhe disa efektivë, të cilët mbajnë nën vëzhgim mjetin. Makina e llojit “Citroen” qëndron me bagazhin hapur.
Lënda narkotike ishte kamufluar mes druve në bagazhin e makinës.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 5 persona: Hazis Musai, Xhulio Musai, Danjel Xheliaj, Gëzim Balla dhe Endri Karaj.
(f.m/dosja.al)