Politike

“Dështoi për negociatat me BE”, Partia Demokratike kërkon zyrtarisht dorëheqjen e Kryeministrit: Rama ik!

Në videon e publikuar nga PD, bëhet thirrje për largimin e Ramën dhe u kërkon shqiptarëve që ta refuzojnë atë.
Featured image of article: “Dështoi për negociatat me BE”, Partia Demokratike kërkon zyrtarisht dorëheqjen e Kryeministrit: Rama ik! Pjesë nga video e PD

TIRANË- Partia Demokratike me anë të një video video mesazhi kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama pas mos marrjes ëpr një datë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Në videon e publikuar nga PD, bëhet thirrje për largimin e Ramën dhe u kërkon shqiptarëve që ta refuzojnë atë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Partia Demokratike, nëpërmjet një videomesazhi kërkon largimin një orë e më parë i Edi Ramës dhe qeverisë së tij duke kërkuar të gjithë shqiptarët të bashkohen për të refuzuar Edi Ramën. Në video janë mesazhet kryesore që tregojnë se BE refuzoi Edi Ramën, qeverinë dhe politikën e tij të lidhur me krimin. PD thotë se Europa nuk refuzoi shqiptarët, por mos hapja e negociatave është refuzim i Europës për Ramën dhe ai duhet të marrë të gjithë përgjegjësitë e këtij dështimi duke u larguar. Videomesazhi përcjell edhe mesazhin e kreut të opozitës Lulzim Basha, se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të mos e bllokojë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. PD e konsideron Ramën si përgjegjësin kryesor për këtë vendim për shkak të keqqeverisjes, vjedhjes së zgjedhjeve, mosfunksioninit të drejtësisë dhe mbrojtjes së atyre që kanë vjedhur zgjedhjet. Për Partinë Demokratike, vendimi për të mos hapur negociatat është dështim personal i Edi Ramës, prandaj ai duhet të largohet”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë nga zyra e shtypit të PD.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment