Rajoni

Dështoi në zgjedhje, Shpend Ahmeti jep dorëheqjen nga kreu i PSD-së, bashkëshorti i Besa Shahinit hyn në garë për t’i zënë vendin

Kryebashkiaku i Prishtinës Shpend Ahmeti shprehet se ka dhënë dorëheqjen pasi ka marrë përsipër gjithë fajin si kryetar për dështimin e PSD-së në zgjedhjet e 6 tetorit.
Featured image of article: Dështoi në zgjedhje, Shpend Ahmeti jep dorëheqjen nga kreu i PSD-së, bashkëshorti i Besa Shahinit hyn në garë për t’i zënë vendin Dardan Molliqaj dhe Shpend Ahmeti

KOSOVË– Kryebashkiaku i Prishtinës Shpend Ahmeti sot ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Social Demokrate. Lajmin për dorëheqjen e tij nga kryesimi i partisë, Ahmeti e ka bërë me anë të një statusi në Facebook. 

Në statusin e tij, Shpend Ahmeti shprehet se ka dhënë dorëheqjen pasi ka marrë përsipër gjithë fajin si kryetar për dështimin e PSD-së në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Natyrisht se përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar i subjektit kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD si organ më i lartë vendimmarrës në subjekt. Meqenëse edhe Statuti i PSD kërkon mbajtjen e zgjedhjeve pas zgjedhjeve nacionale për Kuvendin e Kosovës, sot kam kërkuar nga Kuvendi i PSD mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të gjitha strukturat udhëheqëse të partisë duke filluar nga kryetari. Kjo na mundëson që kolektivisht të reflektojmë dhe të marrim përgjegjësi si parti. Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe që nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri. Pastaj Këshilli do ta votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti,”-ka shkruar Ahmeti.

Ndërkohë mediat vendase bëjnë me dije se garë tani për të marrë kryesimin e PSd-së është Dardan Molliqaj, i cili për publikun shqiptar është i njohur si bashkëshorti i ministres së Arsimit dhe Sporteve, Besa Shahinit. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj u rendit Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë u rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

PSD hyri në zgjedhje me AAK-në e kryeministrit në ikje, Ramush Haradinajt, dhe të dy partitë bashkë si koalicion u renditen si të katërtat më të votuara. 

 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment