Virale

Dështoi me çeljen e negociatave, komentuesit ‘masakrojnë’ Ramën, e vënë me shpatulla pas murit: Jep dorëheqjen!

Thuajse në kor qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas dështimit të integrimit të vendit.
Featured image of article: Dështoi me çeljen e negociatave, komentuesit ‘masakrojnë’ Ramën, e vënë me shpatulla pas murit: Jep dorëheqjen! Edi Rama

TIRANË– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp pas çeljes së negociatave me Bashkimini Europian.

Në lidhjen direkte të publikuar edhe në rrjetin social të kreut të qeverisë në Facebook, qytetarët janë dyndur në komente si kurrë më parë.

Siç duket edhe nga fotot e kapura, thuajse në kor qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit pas dështimit të integrimit të vendit. Ndërkohë vetëm disa kilometra larg Shqipërisë, homologu i Ramës në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev ka premtuar dorëheqjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por skenari i dorëheqjes duket se nuk është në planet e kryeministrit, pasi ditën e djeshme në një lidhje “live” në “Open”, Rama mohoi kategorikisht se do të linte postin.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmon lajmin se në samitin e sotëm nuk pati diskutime për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi pas diskutimeve nuk arrit një “Po”.  Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment