LIVE UPDATES
Aktualitet

Dështoi dy herë të vriste biznesmenin në Elbasan, kush është Astrit Sinanaj, kushëriri i ‘Ujkut të Vetmuar’ që nuk

8 Korrik 2020, 18:35 Nga DOSJA
Dështoi dy herë të vriste biznesmenin në Elbasan, kush

TIRANË– Astrit Sinanaj, personi që u dënua ditën e sotme me 25 vite burg mban mbi kurriz katër vepra të rënda penale. Ai u dënua për katër veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Por si ndodhën dy atentatet e dështuara në Elbasan, që përgatiti Sinanaj, planet për të vrarë biznesmenin Fuad Verzivolli.

Në datën 6 maj të vitit 2017, Astrit Sinanaj i vendosi 1 kg tritol të llojit C4, poshtë makinës së biznesmenit Fuad Verzivolli. Lënda plasëse u konstatua nga nëj person në zonë, i cili telefonoi kushëririn e tij që punon polic.

Sipas dosjes së Prokurorisë, oficeri i policisë gjyqësore pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Elbasan i quajtur Saimir Dika, ka pohuar se ka qenë i pranishëm në momentin kur ka shkuar policia dhe ka rrethuar zonën. Në dëshmi, ai ka treguar se ëhstë njoftuar nga një i afërm i kolegut të tij.

… Në datën 6 maj 2017 rreth orës 09:45 minuta kam qenë duke pirë kafe tek bar “Grandi” dhe më ka telefonuar djali i hallës së një kolegut tim Libiond Përmarku dhe quhet Martin Gjergji dhe më ka thënë se përpara lokalit që unë kam me qëra, dyshohet se është një bombë. Unë i kam thënë se telefono policinë dhe i thashë numrin 129, Pas kësaj telefonate ka shkuar tek vendi i ngjarjes dhe në momentin që po bënte një foto ka dëgjuar një plasje si ato të kapsollave që përdorin fëmijët në raste festash,”- mësohet të ketë thënë ai ndër të tjera.

Kamerat e sigurisë të bizneseve përreth tregonin se një person që vendos sasinë e tritolit dhe më pas largohet me një automjet “Fiat”. Sipas targës së mjetit, u thirr për t;u marrë në pyetje Thanas Thoma, i cili rezultoi të ishte pronari.

Gjatë dëshmisë, ai deklaroi se në atë datë, ka kaluar me makinë në qëndër të Elbasanit, ku aty ishte takuar me një të njohurin e tij të quajtur Astrit Sinanaj, të njohur nëpërmjet një shokut të tij të quajtur Martin Arapi.

U ulëm në barin e kazinosë ku punoj së bashku me Astritin, pimë një kafe dhe më pas ika në shtëpi,”- mësohet të ketë thënë ai.

Për këtë ngjarje është marr në pyetje dhe Astrit Sinanaj, i cili ka pohuar se nuk kishte njohje me biznesmenin Fuad Verzivolli, dhe se ishte rastësisht në vendin e ngjarjes.

Por, Sinanaj nuk u dorëzua. Disa ditë më vonë, ai organizoi një tjetër atentat. Këtë herë vendosi një sasi tritoli në derën e lokalit të biznesmenit Fuad Verzivolli me emrin “Club Havana” në Elbasan. Edhe këtë herë, shënjestra nuk u prek, por Sinanaj nuk u shpëtoi prangave.

Ai u arrestua bashkë me bashkëpunëtorin e tij Thanas Thoma. dy të pandehurit Sinanaj dhe Thoma, në momentin e arrestimit kanë kuptuar se në qelinë e tyre ndodhej një pajisje përgjimi. Ka qenë Sinanaj ai që i ka bërë me shenjë shokut të tij Thoma që të mos fliste, pasi po i përgjonin, kështu nga fjalët e të pandehurve nuk u mor vesh gjë.

“Mos fol se do përfundojmë keq,”- mësohet të ketë thënë Sinanaj.

Pas hetimeve të mëtejshme u arrestua edhe Gentian Kllogjri. Për çështje verifikimesh, të pandehurit u liruan pas 40 ditësh nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan, por Gjykata e Apelit në Durrës e kundërshtoi këtë masë. Apeli kërkoi kthimin në burg të Sinanajt, por tashmë ishte shumë vonë. 42-vjeçari nuk u gjet në banesë kur efektivët shkuan ta arrestonin. Pas dy vitesh ai u arrit të arrestohej dhe sot ka marrë dënimin.

Astrit Sinanaj njihet edhe si kushëriri i Julian Sinanajt, i cili mban edhe nofkën ‘Ujku i Vetmuar’.

Julian Sinanaj është dënuar me 30 vite burg. Ai ka rrëfyer për grupin hetimor se ka ndërtuar bombën, e cila më pas u vendos në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Ka vrarë biznesmenin Agron Çela në Vlorë, peshkatarin Sokol Veizaj në Orikum, ka vendosur tritolin në shtëpinë e Ardian Kollozit deputet i PD si dhe do të vriste biznesmenin e gazit Piro Bare. Për bashkëpunimin me drejtësinë Sinanaj i shpëtoi burgimit të përjetshëm dhe u dënua vetëm me 30 vite burg.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit sinanaj denohet astrit sinanaj fuad verzivolli julian sinanaj astrit sinanaj denohet astrit sinanaj fuad verzivolli julian sinanaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Korrik 2020, 16:11

TIRANË -Këshilli i Ministrave ka miratuar sot fondin rreth 5 miliardë lekë për rindërtimin në Bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë.Bëhet fjalë ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni