Politike

Dështimi me negociatat, djali i miliarderit Soros përkrah Shqipërinë: Europa ju paragjykon!

Në një status në Twitter, Soros shkruan se Europa i paragjykon shqiptarët dhe duhet të përballet me albanofobinë e saj, duke dalë kështu hapur pro Shqipërisë.
Featured image of article: Dështimi me negociatat, djali i miliarderit Soros përkrah Shqipërinë: Europa ju paragjykon! Alex Soros

TIRANË– Djali i miliarderit amerikan George Soros, Aleksandër ka reaguar pas dështimit të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Në një status në Twitter, Soros shkruan se Europa i paragjykon shqiptarët dhe duhet të përballet me albanofobinë e saj, duke dalë kështu hapur pro Shqipërisë.

“Ekziston një paragjykim dhe fanatizëm të theksuar ndaj shqiptarëve etnikë në Evropën Perëndimore, i cili nuk duhet të nënvlerësohet në refuzimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në Këshill.  Europa duhet të përballet me Albanofobinë e saj!”- shkruan ai në Twitter.

Alex Soros vizitoi Tiranën në muajin gusht, teksa zhvilloi edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky reagim vjen një ditë pas dështimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë një ‘PO’, për çeljen e negociatave. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama doli dje në një konferencë nga kryeministria, ku nuk pranoi asnjë përgjegjësi dhe tha se mocioni i mosbesimit, duhet bërë në Francë tek parlamenti i Macron.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment