Politike

Dështimi i Reformës Zgjedhore, Meta takon ambasadorin austriak: Nëse do realizohej me konsensus, Austria do na mbështeste në integrimin pa zvarritje në familjen europiane

Krah fotove, Meta shkruan se nëse realizimi me konsensus i reformës zgjedhore, si dhe progresi i besueshëm në të 15 prioritetet e BE-së, do të ndihmonin edhe Austrinë të kishte argumente më shumë në favor të integrimit pa zvarritje të mëtejshme të Shqipërisë në familjen europiane. 
Featured image of article: Dështimi i Reformës Zgjedhore, Meta takon ambasadorin austriak: Nëse do realizohej me konsensus, Austria do na mbështeste në integrimin pa zvarritje në familjen europiane Ilir Meta me ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh një ditë pas dështimit të Reformës Zgjedhore. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta ka publikuar disa foto ku shihet se ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri, Sh.T.Z Christian Steiner, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Krah fotove, Meta shkruan se nëse realizimi me konsensus i reformës zgjedhore, si dhe progresi i besueshëm në të 15 prioritetet e BE-së, do të ndihmonin edhe Austrinë të kishte argumente më shumë në favor të integrimit pa zvarritje të mëtejshme të Shqipërisë në familjen europiane. 

“Kënaqësi të prisja sot Ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri, Sh.T.Z Christian Steiner, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira tradicionale midis dy vendeve dhe e falenderova për mbështetjen e Austrisë në përpjekjet e Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Theksova se realizimi me konsensus i reformës zgjedhore, si dhe progresi i besueshëm në të 15 prioritetet e BE-së, do të ndihmonin edhe Austrinë të kishte argumente më shumë në favor të integrimit pa zvarritje të mëtejshme të Shqipërisë në familjen europiane. Gjithashtu vlerësova trendin pozitiv në shkëmbimet ekonomike e tregtare dypalëshe, asistencën austriake në edukimin profesional, si dhe kërkova që eksperienca e shkëlqyer e Shkollës së Mesme profesionale të Shkodrës të shtrihet edhe më gjerë në vendin tonë,”– shkruan Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas disa muajsh mbledhjesh dhe diskutimesh dështoi Këshillit Politik i Reformës Zgjedhore. Ditën e djeshme, e cila ishte edhe afati i fundit i kësaj reforme, palën nuk u darkordësuan për çështjen e teknologjisë, rolin e Gjykatës Kushtetuese, administratën zgjedhore dhe qeverinë kujdestare. Në përfundim të mbledhjes, opozita dhe maxhoranca shkëmbyen akuza me njëra-tjetrën, ndërsa Rudina Hajdari bëri të gjithë fajtorë për dështimin. Ndërkohë dje PD dhe LSI paraqitën në këtë këshill, një propozim të ri, ku këruan që para zgjedhjeve të ketë një qeveri kujdestare.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment