Politike

Dështimi i Reformës Zgjedhore, Soreca ultimatum: Përfundojeni tani, është kusht për futjen në BE

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se përfundimi i Reformës Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara me integrimin në BE.
Featured image of article: Dështimi i Reformës Zgjedhore, Soreca ultimatum: Përfundojeni tani, është kusht për futjen në BE Luigi Soreca

TIRANË– Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar një ditë pas takimit të fundit të Këshiloit Polititik, ku palët përfunduan mbledhjen pa arritjen e një marrëveshjeje.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se përfundimi i Reformës Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara me integrimin në BE.

“Përfundimi i Reformës Zgjedhore plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara me integrimin në BE. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të përfundohet tani për të filluar me negociatat e pranimit në BE sa më shpejt të jetë e mundur,”- shkruan Soreca.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas disa muajsht mbledhjesh dhe diskutimesh dështoi Këshillit Politik i Reformës Zgjedhore. Ditën e djeshme, e cila ishte edhe afati i fundit i kësaj reforme, palën nuk u darkordësuan për çështjen e teknologjisë, rolin e Gjykatës Kushtetuese, administratën zgjedhore dhe qeverinë kujdestare. Në përfundim të mbledhjes, opozita dhe maxhoranca shkëmbyen akuza me njëra-tjetrën, ndërsa Rudina Hajdari bëri të gjithë fajtorë për dështimin. Ndërkohë dje PD dhe LSI paraqitën në këtë këshill, një propozim të ri, ku këruan që para zgjedhjeve të ketë një qeveri kujdestare.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Dështimi i Reformës Zgjedhore, Soreca ultimatum: Përfundojeni tani, është kusht për futjen në BE

  1. Po ju dhëmb shpirti për shqipëtarët ju ambasadorët legena e Maskarenj në shpirt
    Mjaft me hipokrizi se jemi mërzitur e po na vjen me vjellë kur flisni
    Qëndroni në zyrat tuaja dhe hani mut ati ku jeni

Shto Koment