Politike

Dështimi i Reformës Zgjedhore, Maliqi: Duhet revoltë popullore, Rama nuk e njeh votën e lirë

VIDEO
Maliqi tha se ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk do të ndodhë dhe për këtë të bën fajtore maxhorancën.
Featured image of article: Dështimi i Reformës Zgjedhore, Maliqi: Duhet revoltë popullore, Rama nuk e njeh votën e lirë Lefter Maliqi, deputet

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ka reaguar sot, një ditë pasi dështoi Reforma Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Maliqi tha se ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk do të ndodhë dhe për këtë të bën fajtore maxhorancën. Ai kërkoi mbështetje nga faktori ndërkombëtar, duke thënë se ata duhet të bëjnë presion pasi Rama nuk largohet nga pushteti me votë, por vetëm me revoltë të madhe popullore.

 “Shqiptarët u bënë tre vjet e më shumë pas tepsisë dhe timonit që shikojnë vetëm tym të zi, varfëri dhe Ka ardhur koha e një ngritje të madhe se pasiguria në vend është shumë e madhe, vetëm këto dy ditë kemi vrasje e tritol, përdhunime të turpshme. Ky kryeministër nuk ikën nga pushteti me votë të lirë por vetëm me revoltë popullore dhe ndërhyrje të fortë ndërkombëtare. Është peng i krimit dhe korrupsionit, e ka mbjellur Shqipërinë me drogë. Ky njeri nxjerr vetëm tym të zi në çdo familje shqiptare, nuk do reformë, ky e shkatërroi reformën në drejtësi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Ky kryeministër është i lidhur kokë e këmbë me krimin, korrupsionin dhe drogën, përhap edhe panik për të ulur imazhin e presidentit se kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese sepse e sheh pengesë për të ardhmen e tij politike. Ka dy rrugë për të dalë nga kjo krizë, është revolucioni demokratik që në vjeshtë duhet të shpërthejë ose ndërkombëtarët të lënë diplomacinë dhe të vendosin gishtin mbi njeriun që po pengon reformën zgjedhore, reformën në drejtësi, që njollosi këtë vend, po vret demokracinë dhe kthen diktaturën në Shqipëri. Ky njeri nuk tërhiqet, nuk e njeh votën e lirë. Ka ardhur momenti të largohet me ceremoni se nuk ikën ndryshe. Nuk ka pandemi, po e shfrytëzon politikisht. Jam i bindur se rrotaconi do të ndodhë, fiton opozita e bashkuar por duhet mobilizim total ndaj këtij njeriu të papërgjegjshëm”, u shpreh ndër të tjera Maliqi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment