Politike

Dështimi i Reformës Zgjedhore, ambasadori britanik: Vijeni popullin shqiptar në vendin e parë që të ecni përpara

Përmes një statusi në rrjetet sociale, një ditë pas dështimit të Reformës Zgjedhore, Duncan këmbëngul në përfundimin e kësaj të fundit. 
Featured image of article: Dështimi i Reformës Zgjedhore, ambasadori britanik: Vijeni popullin shqiptar në vendin e parë që të ecni përpara Norman Duncan

TIRANË– Ambasadori britanik Norman Duncan u ka bërë thirrje palëve politike në Shqipëri që të vënë popullin të parin në mënyrë që të ecin drejt Bashkimit Europian.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, një ditë pas dështimit të Reformës Zgjedhore, Duncan këmbëngul në përfundimin e kësaj të fundit. 

“Këshilli Politik u krijua për të sjellë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore në Shqipëri për të përmbushur kërkesat e ODIHR. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë në vendin e parë dhe për të gjetur terrenin e përbashkët të nevojshëm për të ecur përpara vendin,”- shkruan Duncan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas disa muajsht mbledhjesh dhe diskutimesh dështoi Këshillit Politik i Reformës Zgjedhore. Ditën e djeshme, e cila ishte edhe afati i fundit i kësaj reforme, palën nuk u darkordësuan për çështjen e teknologjisë, rolin e Gjykatës Kushtetuese, administratën zgjedhore dhe qeverinë kujdestare. Në përfundim të mbledhjes, opozita dhe maxhoranca shkëmbyen akuza me njëra-tjetrën, ndërsa Rudina Hajdari bëri të gjithë fajtorë për dështimin. Ndërkohë dje PD dhe LSI paraqitën në këtë këshill, një propozim të ri, ku këruan që para zgjedhjeve të ketë një qeveri kujdestare.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment