Politike

Dështimi i negociatave me BE-në/ Ambasadorja franceze: Mund të ketë dritë jeshile në maj

Ambasadorja e BE-së ka deklaruar se për negociatat mund të ketë një dritë jeshile në maj.
Featured image of article: Dështimi i negociatave me BE-në/ Ambasadorja franceze: Mund të ketë dritë jeshile në maj Christina Vasak

Tiranë- Për çështjen e negociatave, ambasadorja e Francës në vendin tonë Christina Vasak ka deklaruar se mund të ketë një ditë jeshile në maj.

“Vendi i i Këshillit të Europës nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Samiti i Zagrebit në maj të 2020 është shumë i rëndësishëm. Takimi është thelbësor, pasi do të diskutohet për Shqipërinë dhe vendet e tjera. Mund të ketë dritë jeshile në maj. Franca dhe Macron mbështesin Shqipërinë për hapjen e negociatave”, është shprehur Vasac. 

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më 18 tetor Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk vendos për një “PO”. Menjëherë pas vendimit Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn deklaroi se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin. Nuk kanë munguar edhe konferencat nga qeveria, ku Rama u shpreh se shpreson për një “Po” pranverën që vjen. Ndërsa Cakaj pohoi se asnjëherë qeveria Rama nuk u zotua se do të hapeshin me patjetër negociatat.

J.V/Dosja.al

Shto Koment