Politike

Dështimi i negociatave/ Apeli i Tusk: Mos u dorëzoni, një ditë do të futeni në BE.Juncker: Jam i zhgënjyer

Tusk deklaroi se është e sigurt që një ditë dy shtetet do anëtarësohen në BE. Ndërsa Juncker deklaroi se ndihet i zhgënjyer me rezulatin.
Featured image of article: Dështimi i negociatave/ Apeli i Tusk: Mos u dorëzoni, një ditë do të futeni në BE.Juncker: Jam i zhgënjyer Jean-Claude Juncker dhe Donald Tusk

BRUKSEL- Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të mos dorëzohen, pasi sipas tij e kanë bërë punën e tyre.

Tusk shtoi se është e sigurt që një ditë dy shtetet do anëtarësohen në BE.

 ‘Pjesa më e madhe e vendeve janë pro-hapjes së negociatave, por nuk pati unanimitet. Duhet të arrinim unanimitetin. Do t’i rikthehemi kësaj çështjeje në maj. Nuk e kanë fajin Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ju lutem mos u dorëzoni sepse ju e bëtë punën tuaj. Është e vërtetë që nga njëherë kërkohet shumë kohë për të vendosur. Është e sigurt që një ditë do të bëheni anëtare me të drejta të plota”, deklaroi kreu i KE-së Tusk.

Ndërsa presidenti i Komisionit Europian, Junker tha se është i zhgënjyer në lidhje me rezultatet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jean-Claude Juncker: “Jam i zhgënjyer në lidhje me rezultatet. Popujt e dy vendeve janë zhgënjyer nga vendimi për moshapjen e negociatave.”

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmon lajmin se në samitin e sotëm nuk pati diskutime për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi pas diskutimeve nuk arrit një “Po”.  Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet.

(a.m/dosja.al)

Një Koment në “Dështimi i negociatave/ Apeli i Tusk: Mos u dorëzoni, një ditë do të futeni në BE.Juncker: Jam i zhgënjyer

  1. Europa ka probleme te medha sepse nuk ka nje ender cdo shtet i shikon per te miren e vet dhe jo te evropes un jetoj ne evrop 28 vite evropianet jan racista dhe korupsioni eshte shum me i madh se ne ballkan i vetmi ndryshim eshte se ballkansit Jan me te trash dhe pa edukat nderko qe mediat shqiptare Jan pa kultur Jan injorant dhe na kan injoruar ne te gjith boten eshte normale qe evropa tallet me ne politikanet dhe madiat Jan te shitur nuk kan asnje perqindje patriotizmi mund te shesin cdo gje per lek edhe krenarin e shqiptarve shpresoj se nje dit shqiptaret do te votojne si nje komb me dinjitet duke votuar njerez intelligent me kultur dhe me shkollimin e duhur qe te ecim perpara gjithashtu mediat duhet te kuptojn dicka se per ata emira e shqiptarve duhet te jet prerioriteti i tyre dhe jo ku besojn ata apo te ndimojn ata qe kan vjedhur bashk shqiperia duhet te pastrohet nga parasitat qe po i pin gjakun shqiptarve jemi raca me e lasht ne bot dhe jemi katandisur fundi i kazanit

Shto Koment