Politike

Dështimi i dialogut Kosovë-Serbi, Ngjela deklaratë të fortë: Shumë shpejt shkarkohet Richard Grenell

Ngjela tha se për çështje ditësh do të likujditohet ambasadori Richard Grenell, duke lënë të kuptohet se Trump do shkarkojë emisarin e tij për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi.
Featured image of article: Dështimi i dialogut Kosovë-Serbi, Ngjela deklaratë të fortë: Shumë shpejt shkarkohet Richard Grenell Spartak Ngjela, avokat

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela ka komentuar mbrëmjen e djeshme dësthimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Ngjela tha se për çështje ditësh do të likujditohet ambasadori Richard Grenell, duke lënë të kuptohet se Trump do shkarkojë emisarin e tij për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi.

Unë pres likujditetin e Grenellit siç i ndodhi edhe paraardhësit të tij Bolton. Nuk do e marrë përgjegjësinë Trump. Nuk e di presidenti për komunat në Serbi dhe Kosovë. I tha Grenellit ta zgjidhë këtë problem dhe Grenell dështoi. E rrëzoi politika evropiane. Shumë shpejt do të likujtohet edhe Grenell”, u shpreh Ngela.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Richard Grenell është i dërguar për i Donald Trump për zgjidhjen e dialogut Kosovës-Serbi. Prej muajsht Grenell është duke komunikuar me liderët politik të dy vendeve dhe ka organizuar disa takime mes tyre. Në 27 qershor ishte dhe raundi i radhës i bisedimeve, ku përflitej se mund të nënshkruhej dhe marrëveshja përfundimtare.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment