Politike

Dështim pas dështimi! Tradhëtuan ‘ish-mentorët’ dhe u futën në Parlament, kush janë deputetët që s’morën asnjë mandat me partitë e reja, votat preferenciale të Gjuzit, Hajdarit e gjashtë të tjerëve që lënë për të dëshiruar

Konkretisht: Kujtim Gjuzi; Rudina Hajdari; Kostaq Papa; Halit Valteri; Edmond Stojku; Myslym Murrizi; Andi Përmeti; Nimet Musai të cilët garuan në zgjehdjet e 25 prillit me parti të reja, dështuan në marrjen e votave dhe nuk fituan asnjë mandat.
Featured image of article: Dështim pas dështimi! Tradhëtuan ‘ish-mentorët’ dhe u futën në Parlament, kush janë deputetët që s’morën asnjë mandat me partitë e reja, votat preferenciale të Gjuzit, Hajdarit e gjashtë të tjerëve që lënë për të dëshiruar Kujtim Gjuzi, Rudina Hajdari, Kostaq Papa, Halit Valteri, Edmond Stojku, Myslym Murrizi, Andi Përmeti, Nimet Musai

TIRANË– Kandidatët për deputetë të cilët u cilësuan dhe si tradhëtarë pasi pranuan mandatit e deputetit në momentin që Partia Demokratike dhe ajo e Lëvizjes Socialiste për Integrim u vetë përjashtuan nga Kuvendi, treguan se nuk kishin mjaftueshëm ‘fuqi’ për tu rikthyer në ulëset e Parlamentit.

Konkretisht: Kujtim Gjuzi; Rudina Hajdari; Kostaq Papa; Halit Valteri; Edmond Stojku; Myslym Murrizi; Andi Përmeti; Nimet Musai të cilët garuan në zgjehdjet e 25 prillit me parti të reja, dështuan në marrjen e votave dhe nuk fituan asnjë mandat.

Edhe pse Gjuzi, Shtjefni, Jenishehri dhe Papa u bashkuan në koalicionin ‘Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët’, arritën të merrnin vetëm 0.09% të votave (1377), duke mos hyrë në parlament.

Dështimin tjetër e kishin personal, pasi listat e hapura zbuluan se sa persona dëshironin që personat e mësipërm të shkonin në parlament.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Konkretisht Hajdari mori vetëm 517 vota, Halit Valteri që pranoi të futej në listën e PS-së mori 2146 vota; Nimet Musaj mori 2058 dhe Edmond Stojku 312.

Katër të tjerët morën përkatësisht Zef Shtjefni 12; Selami Jenishehri 11; Kostaq Papa 10 dhe Kujtim Gjuzi 2 vota. Këtë të fundit e la pas edhe kandidatja në listën e tij, Anita Dervishi, e cila mori katër vota.  

(f.m/Dosja.al)

3 Komente në “Dështim pas dështimi! Tradhëtuan ‘ish-mentorët’ dhe u futën në Parlament, kush janë deputetët që s’morën asnjë mandat me partitë e reja, votat preferenciale të Gjuzit, Hajdarit e gjashtë të tjerëve që lënë për të dëshiruar

  1. Kto ishin prezervativat e Rames …kujt ihyjne me me pun keto ..ndoshta Murrizi vetem ..se eshte me dy procese me te fshi edhe sumen …

  2. Keta sebashku me Jozefinen , Astrit Patozin e te tjere , Jane nie nga Petet e Bakllavase se Hidhur ,qe I serviret popullit shqiptar keto 30
    Vjet nga Partia komuniste e Punes. Perdoren dhe hidhen poshte. Kane lidhje e Para dhe mendojne se mund te blejne gjithcka . Por harrojne se nje gje nuk blihet, e Kaluara personale, qe per ne pjese te tyre eshte si nje Nate pa Hene.

  3. LEGEN MOSTRA PISA KETA DUHET DJEGUR NE ZJARRIN E KRIMIT QE MBAJTEN RAMKRIMIN NE PUSHTET- OOPOZITA E GJITHE DOLI NGA PARLAMENTI DHE TRADHTARET KANILBAL U FUTN NE KUVENDIN E KRIMIT

Shto Koment