Aktualitet

‘Deshte diçka prej meje’/ Aleksandër Meksi kujton bisedën me të ndjerin Engjëll Daklin: Ishte i përlotur! Duke ju dridhur zëri e me sytë ulur më kërkoi një…

Meksi njofton se Dakli humbi jetën në një klinikë në Turqi ku kishte shkuar për t'u kuruar ndaj Covid-19. Por me gjithë përpjekjen e mjekëve, ai nuk ka mundur që të mbijetojë.
Featured image of article: ‘Deshte diçka prej meje’/ Aleksandër Meksi kujton bisedën me të ndjerin Engjëll Daklin: Ishte i përlotur! Duke ju dridhur zëri e me sytë ulur më kërkoi një… Aleksandër Meksi dhe Ëngjëll Dakli

TIRANË– Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të PD-së Engjëll Dakli e ka bërë të ditur Aleksandër Meksi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Meksi njofton se Dakli humbi jetën në një klinikë në Turqi ku kishte shkuar për t’u kuruar ndaj Covid-19. Por me gjithë përpjekjen e mjekëve, ai nuk ka mundur që të mbijetojë.

Ndër të tjera Meksi rrëfeu dhe një pjesë nga një takim që kanë zhvilluar kohë më parë të dy. Ai thotë se Dakli i kishte kërkuar me kokë ulur një rekomandim që të punonte si specialist pranë PD.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me hidhërim të thellë njoftoj miqtë e mi se ka ndërruar jetë Enjgjëll Dakli, një njeri në kuptimin e plotë të fjalës, i ndershëm në jetë e në punë ,specialist i aftë në fushën e tij si inxhinjer e në termoenergjitik, fjalëpak e modest. Ishte një demokrat real që e deshte përparimin e vendit. Jam njohur me të kur ishte deputet (1992-1997), por sidomos kur u bë pjestarë i Qeverisë si Ministër i Punë, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politik (4.12.1994-!!.7.1996). Për mua e kreu me përkushtim, e ndershmëri e më së miri atë detyrë në ato kohë të vështira. E vazhdoj veprimtarinë politike e administrative si kryetar i Bashkisë së Elbasanit (1996-2000) e më vonë në detyra të tjera sipas profesionit të tij. Gjatë viteve e kam takuar shpesh e bisedonim me qejf e kënaqësi. Koha kalonte e unë e kujtonja shpesh për një episod, sipas meje të dhimbshëm. Një ditë diku pas 2005 më telefonoi e më tha se deshte diçka prej meje…e lamë takimin e duke pi kafe folëm pë gjithçka por e pash se nuk po më thoshte çfarë deshte prej meje dhe e pyeta. Me shumë vështirë duke ju dridhur zëri e me sytë ulur më kërkoi një rekomandim që të mund të punonte në një nga Ministritë (e PD) si specialist . Kur mbaroi ishte thuajse i përlotur i thashë i emocionuar , për ta qetësuar, se a pi ujë firma ime…, e qetësova dhe e kryem si i duhej atij. Këtë episod e kujtoj shpesh kur flitet për vlerësime e për kontribute dhe ishte mendimi i parë pas hidhërimit e trishtimit nga lajmi i kobshëm për vdekjen e tij“,-shkruan Meksi.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment