Aktualitet

“Dëshmohet me video”, Evidentohet për herë të parë Foka e Mesdheut në bregdetin e Sarandës

Kjo video është regjistruar prej peshkatarëve të zonës të  cilët  ushtrojnë pothuajse për çdo ditë aktivitetin përgjatë vijës bregdetare.
Evidenca e Parë e Fokës së Mesdheut në Sarandë

Dokumentimi i Parë i Fokës së Mesdheut në SarandëGjatë vizitave për investigimin e pranisë së fokës së Mesdheut në jugun e Shqipërisë, PPNEA arrin të sigurojë dëshmi në format video mbi praninë e saj në Sarandë. Ky dokumentim u sigurua përgjatë zhvillimit të intervistave me grup target peshkatarët, zhytësit, banorët lokal, si dhe përfaqësues të bizneseve. Filmimi është rregjistruar prej peshkatarëve të zonës, të cilët ushtojnë çdo ditë aktivitetin përgjatë vijës bregdetare. Sipas tyre, gjatë këtij viti, ju është dhënë mundësia për të parë disa herë dy individë të përmasave të ndryshme. Duke u bazuar në përshkrimin e karakteristikave të trupit mendohet të jenë një individ adult dhe një tjetër i ri i Fokës së Mesdheut. Informacionet e detajuara mbi vendndodhjen, kohën, si dhe karakteristikat fizike u përfituan përgjatë zhvillimit të intervistave në zonë me fokus prezencën e fokës dhe perceptimet e komuniteteve lokale lidhur me të. Zonat e përfshira në këtë proces janë Saranda, Ksamili dhe Himara. Nga përgjigjet e ndryshme arritëm të kuptojmë se perceptimet mbi fokën ishin tepër pozitive dhe se komuniteti lokal e mbështet mbrojtjen e këtij gjitari ujor.PPNEA, me mbështetjen e aktorëve dhe banorëve lokal do të angazhohet vazhdimisht për sigurimin e qetësisë, në mënyrë që këtij lloji të rrallë t’i ofrohen kushtet e përshtatshme për strehimin dhe riprodhimin përgjatë brigjeve tona. Organizata jonë i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë pranë nesh çdo rast evidence të fokës së Mesdheut.------------------First Evidence of Mediterranean Monk Seal in SarandaIn the framework of the project “Easter Adriatic Monk Seal”, PPNEA has managed to receive evidences in video format regarding its presence in Saranda. Such evidence was secured during the process of interviews with target groups such as fishermen, divers, local communities and businesses. This video was registered by local fishermen, who exercise their activity in the area. According to them, this year they had several encounters with two individuals of this species. Based on the physical features, we think that one must be an adult and the other a young individual. Detailed information regarding the location, time, as well as the physical features were received while conducting interviews focused on the Monk Seal presence and local communities perceptions regarding it. Such interviews were conducted in Saranda, Ksamil and Himara. The attitudes towards the conservation of the Monk Seal were positive and the people were supportive regarding the case.PPNEA, with the support of several stakeholders and local community will be constantly engaged in securing the optimal conditions for this rare species to breed along our coast. We would appreciate if anyone who observes the Monk Seal will report such observation to our organization.EuroNaturCentar za zaštitu i proučavanje ptica Crne GoreMOm - Monachus monachusBIOM

Gepostet von Protection and Preservation of Natural Environment in Albania am Mittwoch, 1. Juli 2020

SARANDË– Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania” ka publikuar një video  ku shihet për herë të parë Foka e Mesdheut përgjatë bregdetit të jugut të Shqipërisë.

Në njoftimin e PPNEA-s  bëhet me dije se kjo video është regjistruar prej peshkatarëve të zonës të cilët  ushtrojnë pothuajse për çdo ditë aktivitetin përgjatë vijës bregdetare.

“Informacionet e detajuara mbi vendndodhjen, kohën, si dhe karakteristikat fizike u morën gjatë intervistave në Sarandë, Ksamil dhe Himarë. Nga përgjigjet u pa se perceptimet mbi fokën ishin tepër pozitive dhe se banorët e zonës e mbështetnin mbrojtjen e këtij gjitari ujor.”- thuhet më tej në postim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimi i Plotë:

Gjatë vizitave për investigimin e pranisë së fokës së Mesdheut në jugun e Shqipërisë, PPNEA arriti të dëshmojë me video, praninë e saj në Sarandë. Ky dokumentim u sigurua pas intervistave me peshkatarët, zhytësit, banorët lokalë si dhe përfaqësues të bizneseve. Filmimi është rregjistruar prej peshkatarëve të zonës, të cilët ushtrojnë çdo ditë aktivitetin përgjatë vijës bregdetare.  Sipas tyre, gjatë këtij viti, ju është dhënë mundësia për të parë disa herë dy individë të përmasave të ndryshme. Duke u bazuar në përshkrimin e karakteristikave të trupit mendohet të jenë një individ adult dhe një tjetër i ri i Fokës së Mesdheut. Informacionet e detajuara mbi vendndodhjen, kohën, si dhe karakteristikat fizike u morën gjatë intervistave në Sarandë, Ksamil dhe Himarë. Nga përgjigjet u pa se perceptimet mbi fokën ishin tepër pozitive dhe se banorët e zonës e mbështetnin mbrojtjen e këtij gjitari ujor. PPNEA do të angazhohet vazhdimisht për sigurimin e qetësisë, në mënyrë që këtij lloji të rrallë t’i ofrohen kushtet e përshtatshme për strehim dhe riprodhim përgjatë brigjeve shqiptare dhe i bën thirrje qytetarëve që të raportojnë nëse do ta pikasin Fokën e Mesdheut.

A.C/Dosja.al

Shto Koment