LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dëshmia rrënqethëse e Hysen Tabakut! Varrosja e prindërve në oborrin e shtëpisë dhe arratisja me not përmes lumit Buna n

19 Shtator 2019, 08:43 Nga DOSJA
Dëshmia rrënqethëse e Hysen Tabakut! Varrosja e prindërve

81-vjeçari Hysen Tabaku, apo Ceni, siç njihet ndryshe nga familjarët dhe të gjithë miqtë e tij, me shtetësi amerikane, i arratisur nga Shqipëria në vitin 1975, rrëfen për herë të parë për “Memory”, historinë e tij dhe të familjes; që nga burgosja e babait dhe nënës, torturat ndaj tyre derisa treguan floririn, internimin e familjes dhe vuajtjet e tyre në fshatin Baldushk të Tiranës, vdekjen e prindërve dhe varrosjen e tyre në mënyrë tragjike në oborrin e shtëpisë, arratisjen e motrës në Jugosllavi në vitin 1956, arratisjen e vetë Cenit në vitin 1975, pasi kishte bërë burgun e parë, pasojat që ranë mbi bashkëshorten dhe dy djemtë që la në Tiranë, arratisjen e të vëllait, Engjëllit, një vit më pas, arratisjen e vëllait tjetër, Yllit nga burgu i Fushë-Krujës dhe 28 vitet e tij të burgut, dhe deri te jeta e Cenit në SHBA, ku e ndihmoi për t’u stabilizuar ish-shoku i tij i ngushtë, Xhevdet Mustafa.

Sot, në pjesën e tretë vjen dëshmia e Hysen Tabakut për aventurën e tij në nëntorin e vitit 1975-ës, ku ai bashkë me nipin, Geri Qesku, kaluan lumin Buna dhe dolën në fshatin Vladimir të rrethinave të Ulqinit në Malin e Zi. Si i ndihmuan ata të dyja familjet shqiptare të asaj zone dhe filtri i rreptë i UDB-së për t’u dhënë statusin e azilantëve politikë.

Por, ndërsa u rregulluat mirë me punë, ju përsëri vendosët që të arratiseshit nga Shqipëria?

Siç ju thashë pak më lart, ideja për t’u arratisur ishte një ide që kishte bërë vend në ndërgjegjen e në koshiencën time prej kohësh. Unë do e kryeja atë, sepse humba disa vjet të rinisë sime në burg e më vinte keq që ta humbisja pjesën tjetër të jetës duke punuar në saldim. Unë nuk kisha për t’u bërë profesor, por sidoqoftë nuk doja të punoja për të tjerët. E shikoja se unë kisha kapacitet për ta realizuar atë ëndërr, pra për të qenë i lirë. Por kush e rëndoi më shumë këtë situatë? Vetëm kërcënimi nga shteti. Pavarësisht se ishte si ëndërr, vendimi erdhi spontan. Unë fola vetëm me nipin, Gerin, djalin e motrës e i thashë: “Unë nuk dua të jetoj më në Shqipëri”. Kjo gjë përkoi edhe me një rast, që, u ndanë shtëpitë me punë vullnetare dhe mua nuk më dhanë kurrë. Atëherë unë i tregova nënës dhe i thashë: “Unë do të iki”. Nëna ka vuajtur shumë, pasi ne kemi qenë gjithë jetën në burg, se siç ju thashë pak më lart, babai ka bërë 15 vjet e 7 muaj burg, vëllai i vogël Ylli, bëri 28 vjet, unë kam bërë 7 vjet, kurse vëllai i dytë, Engjëlli ka bërë 5 vjet burg. E gjithë familja ime ka qenë në burgje dhe internim, e po t’i mbledhësh këto vite burgu e vuajtjeje, bëhet një shumë prej 109 vjetësh humbje lirie. Edhe nëna vetë vuajti 9 muaj burg. E torturuan dhe ia morën të gjithë florinjtë e na lanë pa lekë fare, se ne me to jetonim, se ishim fëmijë të vegjël. Ne thyenim floririn që të ushqeheshim, por edhe atë e humbëm. Ne u rritëm, jo të egër, por më shumë sesa të varfër; s’kishim asgjë. Kur them asgjë, veç katër muret e bodrumit, ku na përplasën. Madje nuk kishim as orë për t’u orientuar me kohën. Lidhur me punën e orës po ju tregoj me dy fjalë një gjë që them se flet shumë. Ka qenë një karrocë që ne i thoshim ‘karroca e Dumit’, i cili kalonte mëngjes për mëngjes për të shkuar te treni. Bëhet fjalë pas daljes së babait nga burgu, aty nga viti 1964. Sapo e dëgjonte babai trokun e kalit të Dumit, na thoshte: “Dumi kaloi me karrocë, shkoni për punë se vajti ora”. Qëlloi një ditë që Dumi u sëmur dhe nuk doli me karrocë në punë dhe ne mbetëm pa u zgjuar dhe nuk vajtëm dot në punë se nuk e kapnim orarin. Pra ishim të kushtëzuar në një farë mënyre nga karroca e Dumit dhe po të mos dilte ai në punë edhe ne mbeteshim.

Përse vendosët që të arratiseshit pikërisht në vitin 1975, kur lufta e klasave ishte tepër e acaruar si rezultat i shpalljes së të ashtuquajturave grupe armiqësore në Kulturë dhe Ushtri. Pra, si të thuash, pikërisht në atë kohë, kur Partia i bënte thirrje popullit për të mprehur vigjilenca revolucionare…!

Vendosa që të arratisesha në atë periudhë, për arsyen dhe shkakun e ligjit të fizikës që iu përmenda pak më lart. Pra, kur një gjë shtypet, ajo tenton të ngrihet më lart. Edhe unë në atë kohë nuk po e duroja dot më shtypjen dhe mungesën totale të lirisë. Është plotësisht e saktë ajo që thatë ju, se në vitin 1975, lufta e klasave kishte marrë jashtëzakonisht një hov të madh. Shkak për këtë ishin bërë të tjera arrestime, në ushtri, ekonomi, letërsi dhe art. Forca goditëse e diktaturës së proletariatit drejtohej pikërisht kundër klasave të shtypura, në të cilën bëja pjesë edhe unë. Kjo solli një frikë të tmerrshme te ne, sidomos me fjalimin që bëri Manush Myftiu (në atë kohë sekretar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë për Kulturën dhe Propagandën), i cili, gjatë mbledhjes ku diskutohej edhe për luftën e klasave, ndërmjet të tjerash u shpreh: “Tiranën do ta kristalizojmë”, gjë e cila nënkuptonte, “do ta pastrojmë nga armiqtë tanë”. Kjo gjë na kujtonte fjalimin që kishte bërë dikur Hitleri në vitin 1933, kur mori fuqinë dhe pushtetin në dorë. Ai e quajti luftën kundër popullit izraelit, ose siç thuhej ndryshe, çifutëve të asaj kohe, duke e quajtur “Kristal Night”. Të njëjtën gjë bëri dhe Manush Myftiu në Shqipëri, pasi internoi të gjithë njerëzit që dyshoheshin se ishin armiq të klasës punëtore. Jo armiqtë e popullit, se armiq të popullit quheshin të burgosurit politikë. Ndërsa ne që ishim të lirë, nga armiq populli, ishim bërë armiq të klasës. Një frikë e tillë se unë mund të burgosesha pas kësaj, më bëri që të arratisem.

Në atë kohë që vendosët të arratiseshit, a kishit krijuar familje?

Po, kam qenë i martuar dhe kishim dy djem, Toni dhe Endri. Bashkëshortja punonte si korrektore letrare në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” në Tiranë.

A i kishit treguar bashkëshortes suaj për aventurën e arratisjes që kishit bërë në plan?

Absolutisht jo, pasi e dija që nuk do të ma aprovonte dhe, kësisoj, ishte e kotë t’ia thosha.

Në çfarë viti u arratisët nga Shqipëria dhe a e kujtoni saktësisht itinerarin e rrugës suaj dhe si mundët që të kalonit telat me gjemba të klonit, ku në atë kohë thuhej se nuk dilte as miza pa u pikasur?

Në nëntorin e vitit 1975 jam arratisur nga Shqipëria dhe patjetër që e kujtoj me saktësinë më të madhe rrugën që kam bërë për të kaluar kufirin e telat me gjemba. Po kështu, dua t’ju them dhe se është shumë e saktë ajo që thoni ju, pra që në atë kohë as miza nuk mund të dilte nga telat e klonit. Por çdo rregull ka një përjashtim dhe kështu fati më ndihmoi duke më përjashtuar mua. Por t’i lëmë teoritë dhe t’ju tregoj për atë që më pyetët. Pasi kishim bërë planin me hollësira, unë me nipin (djalin e motrës, Geri Qesku), shkuam me tren dhe ndaluam në Laç. Nuk kishim biletë për Shkodër, se në atë kohë ishte një tmerr i madh prenotimi i një bilete autobusi nga Laçi në Shkodër. Kështu, i thashë nipit: “Kemi nevojë për biletë që të shkojmë në Shkodër, përpiqu që të manipulosh ndonjë shofer”. Pas kësaj shkova vetë te një shofer dhe i thashë: “Shiko, unë dua të jem patjetër në Shkodër sonte, se kam një njeri timin shumë të sëmurë dhe nuk e di a e gjej të gjallë. Më duhen dy bileta dhe do të të jap me shumë se ç’kushton bileta”. Atij i pëlqeu oferta që i bëra. Unë i shpjegova më tej, duke i thënë që, të nesërmen në mëngjes do të kthehesha prapë, e ai do më priste aty ku do më linte, duke i fiksuar dhe orën. “S’ka problem” më tha ai, dhe u nisëm. Kur mbërritëm afër vendit ku do të zbrisja, diku në të dalë të Bushatit, shoferi filloi të bërtiste duke thënë me zë të lartë: “Nesër në mëngjes në orën 7 të jesh këtu”. Unë aty e kisha qëllimin, të kamuflohesha, pasi në autobus kishte plot oficerë sigurimi, të cilët do të krijonin një farë dyshimi, se pse po zbrisnim në mes të rrugës, ku nuk kishte asnjë njeri. Kur zbritëm aty me nipin, unë kisha me vete librin e Enver Hoxhës, veprën XVIII të mbështjellë me gazetën “Zëri i Popullit”, duke u përpjekur të tregohesha që jam komunist. Pasi zbritëm tepër gjakftohtë, tamam sikur ishim komunistë dhe shkonim te të afërmit tanë për të parë një të sëmurë, ecëm nëpër mal dhe e bëmë rrugën për katër orë. Në fakt ajo rrugë bëhej për më pak, por nipi ishte shumë i kujdesshëm dhe binte edhe një shi i tmerrshëm. Librin e Enver Hoxhës e futa poshtë një karroce, e cila ishte e përmbysur në një kanal poshtë rrugës. E lashë aty e thashë “ta gjejë kush të dojë të nesërmen”. Arritëm në kufi dhe aty shohim që kishte dalë lumi Buna jashtë shtratit, gjë e cila kishte bërë që e gjithë fusha përreth të ishte mbushur me ujë. Aty i them nipit: “I shikon ato dritat atje? Ato janë reflektorët e kufirit, por këta të kufirit nuk mund të na gjejnë tani, se është shi e krijohet një perde mjegulle”.

Si mund të orientoheshit në një zonë krejt të panjohur për ju, aq më shumë kur aty ishte brezi kufitar, i cili normalisht ishte nën një kontroll të rreptë, në çdo orë të ditës dhe të natës?

Nipi kishte qenë ushtar aty dhe prandaj e dinte vendin me pëllëmbë, ndoshta më mirë se edhe vetë banorët e asaj zone kufitare. Dhe ky ishte shkaku qe ne shkuam pikërisht aty në atë zonë dhe unë pranova të merrja nipin me vete. Dhe dua t’ju them, se në ato vite, më shumë se rojet e armatosura dhe populli i zonave kufitare, kufirin e ruante frika. Por të kthehemi te rruga që përshkuam ne për të kaluar kufirin. Pasi iu afruam një mali, zbritëm përsëri në një bregore plot me ujë, pak pa arritur në lumin Buna. Me shumë mundim e kapërcyem pjesën e përmbytur dhe u ulëm në një vend si gropë, ku pushuam deri pas mesnatës. Shikoja nipin që ishte në një gjendje tejet të rënduar fizike dhe psikologjike. Aty në një moment ai më tha: “Dajë, të mos vazhdojmë më, shiko si është lumi. Unë të them të kthehemi në Tiranë, e vijmë në prill, në pranverë”. Unë, tepër i prerë i thashë: “Ne kemi ardhur deri këtu dhe nuk kthehem më i gjallë mbrapsht. Më mirë të mbytemi në ujë sesa të na shqyejnë qentë e kufirit dhe të na e bëjnë shoshë trupin plumbat e ushtarëve të kufirit”.

Si ju përgjigj nipi, u bind ai?

U bind dhe më tha: “Ashtu qoftë!” dhe u përqafuam. U nisëm me not e aty ku fillon thellësia, ai m’u lut edhe një herë që të ktheheshim mbrapsht për në Tiranë, por unë e kundërshtova përsëri shumë prerë, duke e urdhëruar të ecte vetëm përpara. Ai më tha: “Dajë, do të të them një gjë. Këtu kush të dali të dali, se mund të mbytemi. Këtu nuk ka më ndihmë, më mbaj të mbaj, se mbarova”. Ndërkaq e shtyva atë që të vazhdonte drejt ujit dhe nuk ia zgjata fare, e ai iku, por para se të nisej, hoqi xhaketën, pasi ishte prej pambuku e merrte ujë. Ndërsa unë hyra me xhaketë e me triko leshi, e cila piu shumë ujë. Në pak minuta, filloi të më tërhiqte lumi për poshtë dhe i thërrita: “Geri, nuk mund të shkoj më”. Ai, duke më thënë të mos bërtisja, më kujtoi se çfarë kishim biseduar më parë. Unë nuk i fola më dhe aty kuptova se nga lodhja po pluskoja mbi ujë, pasi rrobat e trupit kishin formuar një si galexhant që më mbante mbi ujë. Aty më ra një si gjendje të fikëti, pothuaj fare pa ndjenja, e përpara më dolën me mijëra figura. Kur jam përmendur dhe kam hapur sytë, pashë se isha afruar nga ana e territorit shqiptar, afër nga kodrat që ishim nisur, e fillova të bërtas si përçart: “O Zot, ku jam, o Zot më ndihmo”. Flisja çfarëdo fjalësh, që t’i jepja guxim vetes në ato momente. Për fatin tim, u hapën retë e më ndriçoi hëna lumin. E pashë se ku jam dhe mora forcë e kapërceva shtratin e lumit. Rrjedha më shtynte nga ana e kundërt që doja të shkoja unë. Dikur kapa një shelg lotues, e thashë “shyqyr o Zot shpëtova”. Ajo nuk kishte qenë shelg, por tokë e cila ishte pak e përmbytur, se unë e kisha pas kapërcyer lumin, por nuk e dija. Nga larg më dukej se shikoja një godinë të vogël që më dukej si postë kufitare, se shikoja një dritë. “Do të shkoj tek ajo Posta”, i thashë vetes e u nisa. Ishte qetësi absolute, por tejet e tmerrshme. Kur arrita atje, hapa derën ngadalë e pashë dy gra të reja me burrat e vet, të cilat bërtitën: “Erdhi, erdhi”. Nipi im kishte shkuar më përpara atje dhe i kishte treguar se daja është mbytur. Kishim dalë në fshatin Vladimir të Malit të Zi, që u përkiste rrethinave të Ulqinit, fshat kufitar ku ndodhet edhe një manastir i falshëm.

Ç’ndodhi më pas me ju?

Ato dy gratë më dhanë rroba të pastra e të leshta. Kisha aq shumë ftohtë, sa doja të futesha brenda te soba me dru. Ata më dhanë konjak e më thoshin “tani po vjen në vete, tani po vjen në vete”. “Po pse ke bërtitur kaq shumë?” më thanë. Kaloi nata e në mëngjes erdhën disa nga UDB-ja, se i lajmëruan këta të shtëpisë. E panë vendin ata se nga kishim dalë ne, se dukej, pasi dhe shiu kishte mbaruar e dukej tamam si shkretëtirë. Unë tashmë ndodhesha në anën e huaj, e ana tjetër që unë braktisja, ishte ana ime. Sidoqoftë, kisha shumë emocione, por punonjësit e Sigurimit jugosllav, u sollën shumë mirë me mua. Më pas filloi hetuesia, se nuk e besonin kurrë se mund të arratisesha nga Shqipëria dhe të dilja andej në tokën e tyre nëpërmjet kufirit në atë natë dimri. Ajo ishte arsyeja kryesore, sepse unë isha kokëfortë për të realizuar atë që realizova, dhe këta ua shpjegova qartë dhe prerë.

Marrë nga Memorie.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur arratisja nga shqipëria hysen tabaku lumi buna arratisja nga shqipëria hysen tabaku lumi buna

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën