LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dëshmia e ish-të dërguarit të Titos në Shqipëri: Nako Spiro në Plenumin e Beratit na kërkonte me insistim që ta hiqnim

3 Prill 2021, 06:12 Nga DOSJA
Dëshmia e ish-të dërguarit të Titos në Shqipëri:

Publikohen kujtimet e panjohura të Njaz Dizdareviç, ish-kryetari i Rinisë Komuniste të Jugosllavisë për Bosnjë-Hercegovinën në vitet e Luftës së Dytë Botërore dhe më pas antar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave, i cili në vitin 1944 u dërgua nga Josif Broz Tito si emisar i tij në Shqipëri pranë Enver Hoxhës, si instruktor i ngarkuar me punët e rinisë dhe ushtrisë. Dëshmitë e rralla të misionarit të Titos të botuara në vitin 1988 në Jugosllavinë e asaj kohe, lidhur me ngjarjet kryesore të periudhës së ‘Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare’ në Shqipëri ku ai ishte vetë dëshmitar, duke përgënjeshtruar Enver Hoxhën për ato që ai kishte shkruar në librin e tij, “Titistët: të botuar në vitin 1982 në Tiranë, siç ishte: pushkatimi i Ramize Gjebresë, Plenumi i Beratit, rolin e Enverit gjatë gjithë periudhës së Luftës, raportet e tij me misionarët jugosllavë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, si Nako Spiro, Koci Xoxe, Sejfulla Malëshova etj.

Para së gjithash desha të them për Enver Hoxhën se është karakteristike për të që ato që shkruan në librin “Titistët”, nuk i përgjigjen së vërtetës dhe realitetit të kohës për të cilën bëhet fjalë. Kështu libri i tij mbështetet në fakte të përgjithshme, madje shumica nuk meritojnë t’u jepet një vëmendje dhe hapësirë e madhe. Ai shkruan gjatë për Pleniumin e Beratit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë, i cili është mbajtur në nëtor të vitit 1944. Enver Hoxha jo rastësisht ngatërron disa fakte, disa prej të cilëve të vërtetë dhe disa gjysëm të vërtetë. Kjo gjë është bërë për efekte propagandistike që i kanë shrëbyer atij për periudhën kur po shkruante librin. Ky Plenium i Dytë i K.Q. të PKSH-së në Berat, në librin e tij “Titistët” jepet si dëshmi kryesore e ndërhyrjes së jugosllavëve dhe Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë në punët e brendshme të Shqipërisë. Me anë të kësaj nëpërmjet vlersimeve të njëanshme dhe fallsifikimeve janë ndërtuar akuza fallso në drejtimin tonë”.

Kështu shkruante ndërmjet të tjerash në kujtimet e tij, Njaz Dizdareviç, ish kryetari i Rinisë Komuniste të Jugosllavisë për Bosnjë-Hercegovinën në vitet e Luftës së Dytë Botërore dhe më pas antar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave dhe pas Luftës (deri sa doli në pension) me detyra të tjera të larta partiake, i cili në vitin 1944 u dërgua nga Titua si emisar i tij në Shqipëri (instruktor për punët e rinisë dhe ushtrisë), pranë Enver Hoxhës, me anë të kujtimeve të tija hedh dritë mbi disa nga anët e errta të Luftës Nacionalçlirimtare dhe mardhëniet e të dërguarve të Titos me udhëheqjen e lartë të PKSH-së dhe personalisht, Komandantin e Përgjithshëm, gjeneral-kolonel Enver Hoxhën, të cilin e akuzon për mashtrime dhe fallsifikime që ai i ka bërë atyre ngjarjeve që Hoxha i shkroi në gjallje të tij. Kush ishte Enver Hoxha, cili ishte roli i tij dhe i krerëve të lartë të partisë Komuniste Shqiptare e atyre të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë partizane gjatë viteve të Luftës në Shqipëri. Rreth këtyre pyetjeve hedh dritë në kujtimet e tija ish funksionari i lartë jugosllav dhe misionari i Titos Njaz Dizdareviç (vëllai i tij, Rauf Dizdareviç, ka qenë ministri i Punëve të Jashtëme të Jugosllavisë para shpërbërjes së saj), kanë qenë i atashuar pranë udhëheqjes së lartë komuniste të partizanëve të Hoxhës.

Dizdareviç: Si erdha në Shqipëri?
Lidhur me ardhjen e tij në Shqipëri, Njaz Dizdareviç ish misionari i Titos kujton: “Në fillimin e korrikut të vitit 1944, më lajmëruan të paraqitesha në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë në Vis. Po vija këtu pas Kongresit të Dytë të Bashkimit të Rinisë Antifashiste Jugosllave që ishte zhvilluar në Drvar dhe seancës së dytë të ZAVNOBIH, në Podgërmeç. Sipas marrveshjes në komitetin krahinor të Bashkimit të Rinisë të Jugosllavisë për Bosnjë-Hercegovinën, anëtar i të cilit isha i detyruar të merresha me organizimin krahinor të Bashkimit Rinisë së Jugosllavisë në Bosnje. Detyra ime kryesore isha të punoja me masat vendimet e Kongresit të Dytë të Rinisë Antifashiste të Jugosllavisë, vendimet e Konferencës së Dytë të AVNOJ-it duke u shpjeguar atyre maredhëniet tona me aleatët dhe me qeverinë e atëhershme, pasi në atë kohë po zhvilloheshin bisedime midis Titos dhe Subashiçit në Vis. Nga aerodromi i improvizuar në Tiçevo pranë Gllamocit, më 21 korrik fluturuam për në Bari, prej nga më datë 23 u nisëm me anijen “Ljubjana” për në ishullin Vis. Aty shoku Marko (Aleksandër Rankoviç) më njoftoi se isha caktuar anëtar i misionit ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Jugosllavisë, pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë dhe më shpjegoi në detaje udhëzimet për punën e Svetisllav Stefanoviç Çeçiçit dhe të bashkpuntorëve të tij. Ai më tha se duhet të paraqitesha në Komitetin Qendror të Rinisë Komuniste të Jugosllavisë, i cili në atë kohë gjendej në fshatin Zhena Gllava, pasi veç të tjerash, në cilësinë e instruktorit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, do ta njihja Komitetin Qëndror të Rinisë Komuniste Shqiptare me punën tonë. Por mbi të gjitha detyra e misionit tim ishte të siguronim bashkpunimin në planin ushtarak me Ushtrinë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, në fazën përfundimtare të luftës, të vazhdonim bashkpunimin midis dy lëvizjeve tona çlirimtare dhe dy partive komuniste”, shkruan në kujtimet e tija Njaz Dizdareviç, lidhur me komunikimin që i’u bë atij nga Rankoviçi për të ardhur me mision në Shqipëri.

 

 

“Si komunikoja me Enverin”?
Pas ardhjes së tij në Shqipëri, Njaz Dizdareviç mori menjëherë kontakt me udhëheqjen e lartë partizane dhe atë të PKSh-së që kryesohej nga Enver Hoxha. Lidhur me këtë, në kujtimet e tija midis të tjerash Dizdareviç shkruan: “Natyra e punës që kryeja dhe mjedisi i ri me të cilin sapo isha njohur ma bënin të detyrueshëm mbajtjen e ditarit me shënime. Desha të kujtoj fillimisht se lidhur me misionin tim në Shqipëri ka shkruar dhe Gjillasi, i cili thotë në kujtimet e tija se ai më mori në Shqipëri si sekretar të tijin meqënse unë njihja frengjishten, gjuhë të cilën nga udhëheqja shqiptare e dinte vetëm Enver Hoxha, sepse të gjithë të tjerët flisnin vetëm italisht. Dhe unë si përkthyes i tij e kisha kryer me sukses atë punë. Të gjitha ato që shkruan Gjillasi nuk janë aspak të vërteta. Unë vërtet i kam përkthyer Gjillasit si dhe delegatëve dhe delegacioneve të tjera, pasi pothuaj të gjithë delegacionet nuk e dinin gjuhën që përdornin më shumë shqiptarët. Gjuha me të cilën preferonin të merreshin vesh të gjithë udhëheqsit shqiptarë nuk ishte frengjishtja, por italishtja.

I vetmi që fliste frengjisht ishte Enver Hoxha dhe pas tij fliste pak dhe Sejfulla Malëshova. Atëhere kur ndonjë nga udhëheqësit shqiptarë nuk dinte italisht, unë mundohesha të përktheja nga shqipja dhe kurrë nga frengjishtja, çka hedh poshtë dhe pretendimin e Gjillasit, i cili në kujtimet e tija pohon se ka pasur një debat të ashpër me kolonelin Stojniç, lidhur me faktin se Stojniçi përzihej shumë në punët e brendshme të shqiptarëve. Unë desha të theksoj se ishte Gjillasi ai që në bisedimet me shqiptarët u jepte atyre më shumë këshilla se Stojniçi, që mua në atë kohë nuk më dukeshin si ndërhyrje në punët e brendshme. Lidhur me karakterin e Gjillasit, është shprehur dhe Mirosllav Kërlezha, ku thotë: Gjillasi nuk thotë kurrë të vërtetën, vetëm kur atij i intereson. Ai është një demagog i paskrupullt dhe e retushon njeriun sipas interesave të tij të ditës”, kujton Dizdareviç, duke përgënjeshtruar Gjillasin në lidhje me rolin e tij si përkthyes i Enverit.

“Enveri me Shtabin u fsheh në male”!

Në lidhje me rolin e Enver Hoxhës dhe kontributin e tij gjatë periudhës së luftës në krye të partizanëve shqiptarë, Njaz Dizdareviç midis të tjerash dëshmon: “Enver Hoxha nuk ishte i afirmuar si një udhëheqës ushtarak. Shumë vonë në majin e vitit 1944, në Kongresin e Përmetit, ai u bë Komandant i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ndërsa deri atëhere ai ishte Komisar i Shtabit të Përgjithshëm. Në aksione të rëndësishme ai nuk ka marrë pjesë asnjëherë. Ai për shumë kohë, ka qenë i ndarë nga pjesa tjetër e udhëheqjes, duke mbetur jashtë rrethit të tyre të operacioneve kundër armikut. Një shembull të tillë na e përmend dhe Panajot Plaku në librin e tij “Dhuna mbi revolucionin shqiptar”. Ja çfarë thotë ai në atë libër: ‘Ky zhvillim i ngjarjeve i detyroi gjermanët që në nëntor të vitit 1943, për të siguruar rrugët kryesore, në rradhë të parë atë Selanik-Korçë dhe atë Elbasan-Tiranë, të ndërmerrnin një operacion të shkurtër por shumë të egër duke përqëndruar forca të mëdha.

Gjermanët sulmuan kryesisht në rajonin Elbasan-Librazhd-Martanesh, ku bashkë me njësitet guerile të Elbasanit, vepronin dhe Brigada e Dytë dhe e Tretë, të formuara pak kohë më parë dhe pa eksperiencë lufte. Goditja e papritur e gjermanëve ju solli humbje të mëdha forcave partizane, duke bërë që të shpëtonin vetëm një pjesë e vogël e tyre e cila u tërhoq duke shkuar në jug, ndërsa Brigada e Dytë dhe e Tretë që komandoheshin nga Beqir Balluku dhe Hulusi Spahiu, u shpërbënë. Reaksioni ngriti kokën dhe ajo që deri atëhere ishte konsideruar dhe ishte territor i lirë, ra në duart dhe kontrollin e forcave të Ballit Kombëtar.

Por në këtë rajon gjendej dhe një pjesë e Shtabit të përgjithshëm me Komandantin Spiro Moisiu, Komisarin Enver Hoxha, pastaj Omer Nishani dhe disa të tjerë. Përpjekja e tyre për të kaluar Shkumbinin dhe për tu hedhur në Jug të vendit, nuk pati sukses. Kjo pjesë e Shtabit u detyrua të fshihej në pyjet e Martaneshit dhe më vonë në fshatin Kostenjë. Pikërisht në këtë kohë nga nëntori i vitit 1943 deri në marsin e vitit 1944, kur ata, Spiro Moisiu, Enver Hoxha dhe të tjerë qëndronin të fshehur në malësinë e Martaneshit, Ushtria Nacionalçlirimtare arriti sukseset më të mëdha. Brigada e Parë e udhëhequr nga Mehmet Shehu, realizoi detyrën e gjetjes së Komandantit dhe Komisarit të Shtabit të Përgjithshëm’. Me tej në librin e tij, Panajot Plaku dëshmon se operacioni i ndërmarrë nga kjo brigadë për shpëtimin e Shtabit, u krye sipas urdhërit të dhënë nga Koci Xoxe dhe Miladin Popoviçi. Operacioni u krye në kushte tepër të vështira me shumë viktima në luftime të ashpëra me gjermanët. Ndërkohë në janar të 1944-ës, nga ana e gjermanëve u ndërmorr një ofensivë tjetër në Shqipërinë e Jugut dhe kjo gjë ndodhte gjatë periudhës së mungesës së komandantit dhe komisarit të Shtabit të Përgjithshëm.

Në librat e shumtë që ka shkruar Enver Hoxha, më e pakta flitet për rolin e tij si komandant. Por, larg nga këta, komandantët më të afirmuar ishin Mehmet Shehu, padyshim më i afti ndër udhëheqësit ushtarak të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare dhe komandant i Operacionit për çlirimin e Tiranës, Dali Ndreu, Bedri Spahiu, Beqir Balluku, Kristo Themelko, Tuk Jakova etj. Ndoshta me këtë mund të shpjegohen dy fakte: e para likujdimi i gjithë këtyre si dhe drejtuesve të tjerë ushtarakë me spastrimet e filluara që pas vitit 1948 dhe e dyta që synimi i Enver Hoxhës që me mjete të tjera veç fushave të tjera të afirmohej dhe si ushtarak. Mundet që kjo e dyta të ketë qenë dhe një nga motivet e anti jugosllavizmit të Enver Hoxhës në rastin e Rezolutës së Informbyrosë.

Enver Hoxha mohoi vlerat e këshilltarëve jugosllavë dhe eksperiencën e luftës Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë për Shqipërinë dhe kjo duhej për t`i shërbyer qëllimeve të tija për të dalë ai si faktori kryesor në luftë, duke luftuar kundër hegjemonisë jugosllave gjë që i shërbeu më vonë si bazë për të shpallur pretendimet e tija nacionaliste”, përfundon Njaz Dizdareviç analizën e tij mbi rolin dhe kontributin e Enver Hoxhës në luftë, duke ju referuar dhe Panajot Plakut ish komisar Batalioni në Brigadën e Parë të Mehmet Shehut dhe pas luftës Ministër pa Portofol, i cili në vitin 1960-të duke mos u pajtuar me vijën politike staliniste të ashpër të Enver Hoxhës, u arratis dhe vendos në Beograd, ku më pas u vra me atentat nga një njeri i Sigurimit shqiptar.

“Dushani firmosi pushkatimin e Ramize Gjebresë”!
Nja nga ngjarjet që pati ngjallur shumë diskutime si gjatë periudhës së Luftës, ashtu dhe pas viteve ’90-të me shëmbjen e regjimit komunist në Shqipëri, ka qenë pushkatimi i partizanes Ramize Gjebreja, e cila në atë kohë kishte funksione drejtuese dhe ishte e fejuara e Nako Spiros, një nga drejtuesit kryesorë të Luftës Antifashiste. Lidhur me këtë, mes të tjerash në kujtimet e tija Njaz Dizdareviç dëshmon: “Desha të bëj këtu disa sqarime lidhur me pjesën e ditarit tim që i përket Miladin Popoviç-it. Ky tekst është mjaft kritik. Kjo gjë është rrjedhim i situatave në të cilën jemi ndodhur ne si mision kur kemi ardhur në fillim, duke dashur që të kryejmë detyrat tona me efikasitet, por që u përballëm me disa vështirësi që i krijoj Miladini. Pa hyrë në motivet e tij, duhet të them se kjo pjesë në ditarin tim është e lidhur më vështirësitë dhe nuk pretendon të vlerësojë të gjithë punën e Miladinit në Shqipëri dhe aq më pak të errësojë personalitetin e tij. Më duket se diçka e tillë duhet vënë në dukje përsa i përket Dushan Mugoshës për atë që është shkrur në ditarin tim, ka të bëjë më Nako Spiron, i cili kishte arsye personale të mos e duronte Mugoshën, sepse Dushani me të drejtë apo pa të drejtë, ka nënshkruar urdhërin për pushkatimin e shoqes së tij, Ramize Gjebresë, në zonën e Vlorës ku gjendeshin Dushani dhe Liri Gega, në kohën kur ajo është gjykuar se bënte dashuri me një shok”.

“Enveri gënjen për Plenumin e Beratit”
Njaz Dizdareviç, i dërguari i Titos në Shqipëri gjatë periudhës së Luftës, në kujtimet e tija të bazuar sipas ditarit që ai ka mbajtur asokohe, hedh dritë edhe për Plenumin e shumëpërfolur të Beratit, të cilin Enver Hoxha në kujtimet e tija dhe kryesisht në librin “Titistët” e cilëson si një “Njollë e zezë” në Historinë e PKSH-së. Por ndryshe nga Hoxha, Njaz Dizdareviç e shikon atë Plenum në një këndvështrim tjetër, duke e akuzuar Enverin se në kujtimet e tija, ka fallsifikuar ngjarjet e atij Plenumi. Lidhur me këtë, Dizdareviç dëshmon: “Shembulli i dytë që desha të jap, bën fjalë për librin “Titistët”, ku Enver Hoxha ka fallsifikuar ngjarjet e periudhës së Luftës për të cilat unë kam mbajtur ditar. Kështu këto ngjarje unë i trajtoj duke ju referuar ditarit tim.

Para sëgjithash desha të them, se: është karakteristike që ato që shkruan Enveri në atë libër, nuk i përgjigjen së vërtetës dhe realitetit të kohës për të cilën bëhet fjalë. Kështu libri i tij mbështetet në fakte të përgjithshëme, madje shumë prej tyre nuk meritojnë t`u jepet një hapësirë e madhe. Ai shkruan gjatë për Pleniumin e Beratit të Komitetit Qendror të PKSH-së, i cili është mbajtur në nëtor të vitit 1944. Enver Hoxha jo rastësisht ngatërron disa fakte, disa prej të cilave të vërteta dhe disa gjysëm të vërteta. Kjo gjë është bërë për efekte propagandistike që i shërbenin për kohën në të cilën po shkruante librin. Ky Plenium i Dytë i K.Q. të PKSH-së në Berat në librin e tij “Titistët” jepet si dëshmi kryesore e ndërhyrjes së jugosllavëve dhe Komitetit Qendror të të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, në punët e brendshme të Shqipërisë. Me këtë nëpërmjet vlersishme të njëanëshme dhe fallsifikimeve, është ndërtuar akuza kundër Jugosllavisë për dy gjëra: e para se dikush duhej të quhej tradhëtar për të humbur pozitën, lirinë dhe shpesh jetën, pavarsisht sa e meritonte.

Ia vlen që për këtë të analizohet periudha së cilës i përkasin këto ngjarje. Një ditë pa dyshim, këtë dikush do ta bëjë në Shqipëri. Diçka për këtë gjë ka përshkruar Panajot Plaku në librin e tij “Dhuna mbi revolucionin shqiptar”, por diçka më e hollësishme është shkruar në librin “Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1939-1948”. Unë këtë desha të ndalem në diçka në ato që ka shkruar Enver Hoxha, i cili është përpjekur t`ju japë dimensione të mëdha. Thirrja e Plenumit erdhi aspak nga dëshira e Enver Hoxhës, por me kërkesën e shumicës së antarëve të Byrosë Politike të K.Q. të PKSH-së, për t’i bërë një analizë politikave të deriatëhershme si dhe për të përcaktuar detyrat që i dilnin pas çlirimit të shpejtë të vendit. E vërteta është se kërkesa lidhej me kritika të ashpëra ndaj qëndrimeve dhe cilësive të Enver Hoxhës, të cilat deri atëhere kishin shkaktuar pakënaqësi, sidomos gjatë muajve të fundit para pleniumit. Dhe ajo që është publikuar deri tani flet qartë se këto kritika mund të çonin dhe në zëvendësimin e Enver Hoxhës. Një nga kritikuesit më të ashpër që ishte në krye të lëvizjes për heqjen e Enver Hoxhës, qe Nako Spiro, sekretar i Rinisë Komuniste të Shqipërisë.

Ai më përshkroi dhe mua biografinë e karakteristikat e Enver Hoxhës, të cilat do t`i përshkruaj dhe vetë (për to është shkruar në librin “Marrdhëniet shqiptaro-jugosllave”). Në këtë kuptim karakteristike është dhe fjala e Enver Hoxhës në Plenum, kur pranoi dhe vetë paaftësitë e tij. Enver Hoxha në librin e tij “Titistët” dhe në veprat e tjera, misionin jugosllav e paraqet sikur kishte qëllim ta eleminonte. Dua të them se misioni ynë i cili kishte qëndrim kritik për shumë nga ato që Enver Hoxha kishte bërë dhe vazhdonte të bënte, por kundërshtonte çdo angazhim që lidhej me rrëzimin e Enver Hoxhës, duke pasur parasysh se Enveri ishte bërë simboli i Luftës Nacionalçlirimtare në Shqipëri, i njohur në popull më shumë se çdo udhëheqës tjetër dhe veç të tjerash, PKSH-ja sapo kishte filluar të popullarizohej, sidomos pas Kongresit të Frontit Antifashist të Përmetit dhe pas tij kur Enveri u bë Komandant i Përgjithshëm me gradën e gjeneral-kolonelit. Marrë nga Memorie.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

dikur dikur enver hoxha koçi xoxe nako spiro njaz dizdareviç sejfulla malëshova enver hoxha koçi xoxe nako spiro njaz dizdareviç sejfulla malëshova

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni