Aktualitet

Dëshmia e fqinjve në Korçë për të shtënat me armë: Ishin 4 persona, hypën në makinë të bardhë

Policia e Korçës thotë se e ka identifikuar autorin, por dëshmitarët thonë se nuk bëhet fjalë për një person të vetëm.
Featured image of article: Dëshmia e fqinjve në Korçë për të shtënat me armë: Ishin 4 persona, hypën në makinë të bardhë Fqinji

KORÇË– Banorët në qytetin e Korçës kanë dëshmuar se çfarë kanë parë gjatë të shtënave me armë zjarri që ndodhën mëngjesin e sotëm në lagjen numër 17.

“Nuk e pamë kush qëlloi se unë dhe gruaja jemi pleq, jetojmë këtu përballë po nuk dalim nga shtëpia”,- tha njëri prej banorëve.

Ndërsa gruaja e moshuar u shpreh: “Ishin 4 persona që po qëllonin ja mu këtu poshtë ballkonit tim. I pashë që hynin në makinë të iknin. Ishin me makinë të bardhë, të rinj në moshë, por nuk e fiksova targën. Po nuk bëhet kështu se mu tremb edhe djali që e kam të sëmurë”,- tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia e Korçës thotë se e ka identifikuar autorin, por dëshmitarët thonë se nuk bëhet fjalë për një person të vetëm. Në njoftimin zyrtar thuhet se në arrati është një 19-vjeçar i cili ka qëlluar ndaj dy të tjerëve.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen numër 17 në Korçë. Kanë qënë banorët ata të cilët kanë telefonuar policinë pas krismave të dëgjuara.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment