BotaRajoni

“Dëshirat e shqiptarëve nuk do të përmbushen”/ Vuçiç nga Franca: Jemi të gatshëm për bisedime me Kosovën 

"Kurir.rs" shkruan se Vuçiç ka thënë se Franca do të mbështesë Serbinë në rrugën e saj Evropiane.
Featured image of article: “Dëshirat e shqiptarëve nuk do të përmbushen”/ Vuçiç nga Franca: Jemi të gatshëm për bisedime me Kosovën  Aleksander Vucic

FRANCË- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur nga Parisi për situatën me Kosovën. “Kurir.rs” shkruan se Vuçiç ka thënë se Franca do të mbështesë Serbinë në rrugën e saj Evropiane. Ai gjithashtu ka thënë se Serbia është gjithmonë e gatshme për bisedime me Kosovën.

“Ne kryesisht biseduam për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, i tregova se cili është pozicioni i Serbisë. Unë besoj se do të kemi mbështetje serioze nga Franca në rrugën evropiane. Franca do ta mbështesë Serbinë në rrugën evropiane dhe unë besoj në gjetjen e zgjidhjeve inovative të kompromisit për Kosovën dhe Metohinë. Unë nuk shoh asgjë që mund të na sjellë më pranë një dialog serioz. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për bisedime, por çdo marrëveshje kërkon dy palë që përpiqen, por për momentin nuk shoh palë tretë,”tha ai.

Ndër të tjera Vuçiç ka folur edhe për deklaratën e Haradinaj në lidhje me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, ku tha se kjo është një ëndërr që nuk do të realizohet. Në lidhje me njohjen Kosovës nga Izraeli, ai tha se kjo ishte edhe arsyeja pse ata nuk donin që ta firmosnin marrëveshjen e Washingtonit. Në fund të fjalës së tij, presidenti serb ka thënë se do të shohin nëse Kosova ka për ta respektuar anën e saj të marrveshjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ata duhet të kuptojnë se askush nuk do të përmbushë dëshirat e tyre që ata ëndërrojnë, si Shqipëria e Madhe ose çfarëdo që ata kanë imagjinuar. Ne luftuam dhe shpresuam dhe kjo është arsyeja pse nuk kemi dashur ta nënshkruajmë atë në marrëveshjen e përbashkët në Washington. Ne do të shohim nëse Prishtina do të pajtohet me pjesën e saj të marrëveshjes së Washingtonit,”përfundoi ai.

Aleksandër Vuçiç ka kryer sot një vizitë në Francë ku është takuar me homologun e tij Emmanuel Macron. Ndër çështjet që u biseduan ishin integrimi i Serbisë në BE, marrëveshjet mes dy vendeve dhe konflikti me Kosovën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment