Bota

Dëshira për një foto mund të rrezikojë jetë, paralajmërimi për njerëzit që vizitojnë shkëmbinjtë në “Birling Gap”

Bashkëpunëtori i “RNLI”( Institucioni Kombëtar i Lifeboat) ,Mark Sawyer ka thënë se autoritetet e kanë kuptuar se është vend i bukur me pamje mahnitëse, por shkëmbinjtë po shkatërroheshin dhe mund të binin në nga momenti në moment.

BRITANI E MADHE-  Dëshira për të bërë foto të bukura ndonjëhere mund të na rrezikojë jetën.  Dëshira e një gruaje për të bërë një foto të bukur në një shkëmb në “Brilng Gap”, ka rritur paralajmërimet për t’i qëndruar larg.

Në foto gruaja shihet pranë një pjese të shkëmbinjve të shkumës në bregdetin jugor pranë Eastbourne, një pjesë e të cilit është shkëputur.

Bashkëpunëtori i “RNLI”( Institucioni Kombëtar i Lifeboat) ,Mark Sawyer ka thënë se autoritetet e kanë kuptuar se është vend i bukur me pamje mahnitëse, por shkëmbinjtë po shkatërroheshin dhe mund të binin në nga momenti në moment.

Duket mirë nga maja, por ajo që njerëzit nuk mund ta shohin siç bëjmë ne nga anijet e shpëtimit është mënyra se si mbështetet. Ata nuk mund ta shohin erozionin poshtë tyre. Ka disa vrima të mëdha nën tokë dhe barin atje lart. Është çështje kohe para se ato shkëmbinj të shktarrohen. Ka pasur dy rënie kohët e fundit në vendin ku u bë fotoja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rojet bregdetare i nxisin rregullisht njerëzit që të qëndrojnë larg majave të shkëmbinjve në rast se ata janë shkëputur.

Burimi: BBC

K.A/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment