Aktualitet

“Derviciani, fshati që refuzon shqipen’, reportazhi ‘mollë sherri’ mes Top Channel dhe Star News në Greqi. Gazetarja Agolli kërcënohet me shpalljen ‘non grata’ (VD)

Por për këtë reportazh ku tregohej një realitet i hidhur për shqiptarët ka reaguar televizioni grek “Star News”. Në një kronikë televizive ky televizion ka sulmuar Top Channel-in dhe ka kërcënuan me shpalljen “non grata” të gazetares Inisa Agolli.
Featured image of article: “Derviciani, fshati që refuzon shqipen’, reportazhi ‘mollë sherri’ mes Top Channel dhe Star News në Greqi. Gazetarja Agolli kërcënohet me shpalljen ‘non grata’ (VD) Sekuencë nga reportazhi

TIRANË- Top Channel fundjavën e shkuar publikoi një reportazh nga fshati Dervician në Gjirokastër, ku theksi u vendos tek mungesa e shqipes nga banorët. Gazetarja e emisionit “Fshtatrat e Shqipërisë”, Inisa Agolli dhe pse ishte në një vend shqiptar, sërish ajo dëgjonte nga banorët që i kthenin përgjigje vetën greqisht.

Por për këtë reportazh ku tregohej një realitet i hidhur për shqiptarët ka reaguar televizioni grek “Star News”. Në një kronikë televizive ky televizion ka sulmuar Top Channel-in dhe ka kërcënuan me shpalljen “non grata” të gazetares Inisa Agolli.

Më herët reagime ndaj saj ka pasur dhe nga një blogere dhe përkthyese e njohur shqiptaro-greke me origjinë nga Derviciani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reportazhi që kishte për synim të promovonte për turistët Dervician, për shkak se shqipja revuzohej të flitej në rrugë u fokusua më shumë në këtë çështje. Derviciani përbëhet nga pakicat greke dhe vihet në radhë me fshatra të tjerë në një formë zinxhir në atë që quhet Dropull i poshtëm ku përfshihen të gjithë ato fshatra të minoritetit grek kah njëra-tjetrës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment