Aktualitet

Policia shoqëron 4 anëtarë të shoqatës ”Labëria”, po protestonin kundër bustit të ekstremistit grek në Derviçan

Sipas informacioneve nga terreni, kanë qenë fillimisht banorët e Derviçanit ata që janë përplasur me mediat dhe iu kanë kërkuar që të largohen nga fshati i tyre, e më pas policia ka ndaluar 4 përfaqësues të shoqatës “Labëria”.
Featured image of article: Policia shoqëron 4 anëtarë të shoqatës ”Labëria”, po protestonin kundër bustit të ekstremistit grek në Derviçan Busti i Vasil Shahinit në Derviçan

TIRANË– Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar 4 protestues të Shoqatës ‘Labëria’, pasi protestuan në fshatin Derviçan për vendosjen e bustit të Vasil Shahinit, i njohur si ekstremist grek. Sipas informacioneve nga terreni, kanë qenë fillimisht banorët e Derviçanit ata që janë përplasur me mediat dhe iu kanë kërkuar që të largohen nga fshati i tyre, e më pas policia ka ndaluar  4 përfaqësues të shoqatës “Labëria”.

Nga ana tjetër, Fax News ka intervistuar dhe  një prej përfaqësuesve të shoqatës, i cili i ka bërë thirrje çdo shqiptari që të reagojë. Genti Ladi shprehet se policia në vend që të reagonte për të hequr bustin, ka shoqëruar katër të rinj patriotë.

Ne si grupim u mblodhëm dhe vendosëm që të bënim një aktivitet paqësor, kundër vendosjes së bustit të Vasil Shahinit. Gjatë rrugës për në Derviçian, policia na ka ndaluar dhe ka shoqëruar 4 miqtë tanë, që janë akoma në komisariat dhe nuk po na i lëshojnë ende. I morën për verifikim dhe tani nuk na japin asnjë informacion. I bëj thirrje kombit shqiptar që të reagojë, pasi na kanë pushtuar dhe këta tanët. Pse nuk kanë arrestuar atë që ka vendosur burgun, por arrestojnë shokët tanë. Të vijë kombi shqiptar që të na ndihmojë, të detyrojnë që të dalësh nga vetja”, u shpreh përfaqësuesi i shoqatës atdhetare Çamëria.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vasil Shahini, i konsideruar si kreu i agjenturës greke në Shqipëri, njëkohësisht themelues i organizatës terroriste MAVI, është nderuar me bust nga Bashkia e Dropullit. Bashkia e Dropullit ka vendosur bustin e ekstremistit grek në qendër të fshatit Derviçan, që është i përbërë nga minoriteti grek. Kundër vendosjes së bustit ka reaguar PDIU dhe Shoqata Çamëria.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment