Bota

“Gjakun tim do ta fal ty”/ Historia e dhunimit të një gruaje për 18 vite nga i shoqi që më pas vrau veten, s’i harronte kurrë letrat e dashurisë më 14 shkurt dhe vargjet prekëse pas kërcënimeve

E dhimbshme është historia Rechel Willimams e cila ruan letrat e Shën Valentinit nga Ish- bshakëshorti që e dhunoi për 18 vite, por që nuk harronte kurrë që në këtë ditë t'i dërgonte letrat që mbanin mesazhe që nuk kishin fare lidhje me realitetin.
Featured image of article: “Gjakun tim do ta fal ty”/ Historia e dhunimit të një gruaje për 18 vite nga i shoqi që më pas vrau veten, s’i harronte kurrë letrat e dashurisë më 14 shkurt dhe vargjet prekëse pas kërcënimeve Derren me bashkeshorten
Përditësuar:

SHBA-Sigurisht që në këtë ditë të 14 shkurtit e cila është dita e të dashuruarve nuk mungojnë  dhuratat dhe urimet por ndonjëherë pas tyre mund të fshihet një dhimbje e madhe që nuk mund të zhduket brenda një dite me urime dhe me fjalë të bukura.

E dhimbshme është historia Rechel Willimams e cila ruan letrat e Shën Valentinit nga ish- bshakëshorti që e dhunoi për 18 vite, por që nuk harronte kurrë që në këtë ditë t’i dërgonte letrat që mbanin mesazhe që nuk kishin fare lidhje me realitetin. Një nga letrat që e nxori gruaja për The Sun shihen 6 puthje dhe një premtim që i kishte bërë bshakëshortes “Do të të dua në këtë jetë dhe tjetrën”.

Letra e Derren

Pas këtij mesazhi duket sikur ky ka qenë një çift i lumtur për t’u pasur zili.

Mirëpo asgjë nuk është ashtu siç duket,sepse në momentin që gruaja kërkoi të ndahej për shkak se nuk duronte dot dhunën ai bëri aktin e tmerreshëm duke i drejtuar kësaj të fundit armën e gjahut mbi kokë  pra duke “i shpërblyer “18 vitet e martesës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fund Darren vari veten, duke humbur jetën. Por fatmirësisht Rachel u mbijetoi të shtënave me armë por fatëkeqësit e saj nuk përfunduan këtu pasi vetëm gjashtë javë më vonë djali i saj Jack, 16 vjeç, u vetëvra sepse nuk mund ta përballonte tmerrin e familjes së tij.

Duket e pabesueshme, por njerëz si Darren, ekzistojnë në jetën e përditshme, të cilët dhunën e maskojnë me fjalë dashurie. Mes të tjerash, Darren shkruan: “E di që mund të duket disi e çuditshme, e çmendur, apo e dyshimtë, do të shkoja deri në fund të botës, dhe gjakun tim do ta falja ty”.

Në një tjetër letër të shkruar po në 14 shkurt, me një gjuhë të ftohtë ai shprehej: “Më vjen keq për të gjithë kohën që kam qenë maskara, dashuri të lutem më fal!”.

A.K.Dosja.al

Shto Koment