Aktualitet

“Derra, kadrinj, kazan e zuzarë”, Bushati-Ramës: Mediat të kanë dhënë shansin

Analisti Andi Bushati ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Kongres, ku u shpreh për gazetarët se janë derra, kadrinj, kazan e zuzarë. Bushati tha se duke e sharë e sulmuar mediat kryeministrin, i kanë dhënë atij shansin të largohet nga problemet reale të vendit.
Featured image of article: “Derra, kadrinj, kazan e zuzarë”, Bushati-Ramës: Mediat të kanë dhënë shansin Analisti Andi Bushati dhe kryeministri Edi Rama
Përditësuar:

Tiranë- Analisti Andi Bushati ka komentuar dekatatat e Edi Rama nga Kongresi i PS-së, teksa ky i fundit analistët dhe gazetarët i etiketoi si derra, kadrinj, kazan e zuzarë.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24, Bushati  tha se duke e sharë e sulmuar mediat kryeministrin, i kanë dhënë atij shansin të largohet nga problemet reale të vendit. Bushati është i mendimit se Rama duhet gjykuar për ato që bën dhe jo ato që thotë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ka dy mënyra të pari. Me sinkronin që i kishit zgjedhur Ramës për të portretizuar atë që bën Rama unë nuk jam dakord. E dëgjova po e fus dhe veten aty, por çfarë na thotë Rama: Derra kazan, por nuk janë asgjë me atë që mediat i kanë thënë në vite: I çmendur, pervers, homoseksual, njeri që bën orgji, se nuk je babai i djalit tënd, sportist i dështuar, piktor i dështuar. Ai është në të drejtën e tij legjitime të flasë ashtu sepse në këtë mënyrë është sulmuar, ne i kemi dhënë shansin Edi Ramës që duke e sulmuar në këto pika, ka edhe nga ata që i kanë thënë përbën rrezik për jetët tona, i kemi dhënë shansin e madh të largohet nga problemet reale. Ai duhet matur me metrin e koncesioneve, korrupsionit, PPP, me metrin e Sandrit dhe të Vjollcës, me aktet që bën dhe jo me fjalorin që përdor. Të merremi ne sikur jemi viktima të Edi Ramës. Ai nuk është vrasës i lirisë së shtypit. Problemi im është se ne i bëjmë nder atij kur e projektojmë si rrezik më të madh se sa ai përbën. Edi Rama nuk është rrezik për gazetarët e 5 intelektualë por për 2 milion shqiptarë, hajde ti flasim shqiptarëve tani.

Andi Bushati, analist 

J.V/Dosja.al

Shto Koment