Showbiz

‘Derisa sa të plakemi’, Robert Berisha flet për herë të parë pas ndarjes Norën: Nuk martohem më!

Robert Berisha është shprehur se ndarja mes tyre ka ardhur për arsye të tyret personale dhe se nuk duhet që t'i shpjegohet askujt por që ende ka respekt maksimal për Norën.
Featured image of article: ‘Derisa sa të plakemi’, Robert Berisha flet për herë të parë pas ndarjes Norën: Nuk martohem më! Robert Berisha dhe Nora Istrefi

KOSOVË– Robert Berisha ka folur për herë të parë pas ndarjes me bashkëshorten e tij, këngëtaren Nora Istrefi. 

I ftuar në emisionin “Mirage” i është shprehur se ndarja mes tyre ka ardhur për arsye të tyret personale dhe se nuk duhet që t’i shpjegohet askujt por që ende ka respekt maksimal për Norën.

“E kam bërë vetë që të mos kem nevojë që në intervista që të hapë këto tema. Vetëm vdekja të ndan nga nëna e fëmijës tëndë. Gjithmonë kemi me qënë prindërit e Renees dhe ishalla jemi derisa sa të plakemi. Jemi ndarë për punë personale. S’ka nevojë t’i dinë të gjithë. Kurrë më mirë s’kemi qënë. Shpresoj që gjithë çiftet që kanë këto situata…Unë rrugës time, ajo të vetën. Respekti në kulm. Një veshkë i kisha dhënë asaj dhe vajzës.”

I pyetur nëse do të martohej sërish nëse do të gjente një grua të cilën do ta donte, Roberti u tregua shumë i prerë në vendimin e tij. 

“Nuk bëhet që të martohem dy herë. Jo!,”-tha Roberti. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment