RajoniVirale

Deri në mesnatë ‘mbyllur’ në Kuvend, Daut Haradinaj nuk duron dot, pi cigare brenda në sallë

VIDEO
Në një moment ai është pikasur në një cep të Kuvendit, duke pirë cigare brenda në sallë, teksa hynte e dilte për të marrë vesh se ç’po thuhej.
Featured image of article: Deri në mesnatë ‘mbyllur’ në Kuvend, Daut Haradinaj nuk duron dot, pi cigare brenda në sallë Daut Haradinaj

KOSOVË– Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka qënë i pranishëm dje në Kuvendin e Kosovës, ku edhe u zhvillua seanca maratonë.

Në një moment ai është pikasur në një cep të Kuvendit, duke pirë cigare brenda në sallë, teksa hynte e dilte për të marrë vesh se ç’po thuhej.

Edhe pse pirja e cigares në sallë është e gabuar, kjo nuk e ka ndaluar Harandinajn që ta bëjë “vetë ligjin”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë nuk duhet lënë pa përmendur se edhe pse me cigare, deputeti mbante vënë dorezat dhe maskën për të parandaluar koronavirusin.

Daut Haradinaj është vëllai i Ramush Haradinaj dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë Luftës. Ai ishte pjesë e udhëheqjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Mbrëmjen e djeshme Kuvendi i Kosovës mori vendimin për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurti. Pro mocionit të mosbesimit votuan 82 deputetë, ndërsa 32 deputetë votuan kundër. Votat pro mocionit të mosbesimit ishin nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë opozitare.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment