Politike

“Dërguat 1500 policë për të shembur teatrin”, Rama nuk tërhiqet: Ishte një karakatinë, efektivë ishin aq sa duheshin për të kryer atë punë

Kreu i qeverisë shprehet se nuk është shembur Teatrit Kombëtar por një karakatinë dhe policë ishin aq sa duheshin për të kryer atë punë.
Featured image of article: “Dërguat 1500 policë për të shembur teatrin”, Rama nuk tërhiqet: Ishte një karakatinë, efektivë ishin aq sa duheshin për të kryer atë punë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot për shembjen e Teatrit Kombëtar. Rama është pyetuyr nga qytetarët në Facebook, në lidhje me operacionin e Policisë së Shtetit për të shembur Teatrin Kombëtar, që sipas komentuesit nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër në botë kjo gjë.

Kreu i qeverisë, teksa i është përgjigjur shprehet se nuk është shembur Teatrit Kombëtar por një karakatinë dhe policë ishin aq sa duheshin për të kryer atë punë.

Qytetari: Një pyetje Z. Kryeministër! Keni parë ju ndonjëherë apo keni dëgjuar që në një vend tjetër të botës , Qeveria e një shteti ka rrënuar Teatër Kombëtar me ndihmën e 1500 policëve! Unë skam parë as skam dëgjuar!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama: Nuk kemi rrenuar teater kombetar po nje karakatine dhe nuk kane qene 1500 police po aq sa duheshin per te kryer pune!

Teatri Kombëtar u shemb një javë më parë, ku forca të shumta policie nxorrën me forcë e dhunë artistët e aktivistët që ishin brenda në godinë. Pas shembjes së godinës kanë shpërthyer edhe njëherë protestat dhe kërkohen rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe si ishte më parë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment