Bota

Dërgonin informacione sekrete në Kinë/ Dënohen ish-agjentët e Shërbimit Sekret të Francës

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për  Pierre-Marie H. dhe Henri M. të cilët u paraqitën në një gjykatë speciale të akuzuar për "dërgimin e informacionit një fuqie të huaj" dhe për "dëmtimin e interesave themelorë të kombit". Seanca gjyqësore u zhvillua me të bërgosurit pas dyerve të mbyllura ku janë dënuar përkatësisht  8 dhe 12 vjet burg.
Featured image of article: Dërgonin informacione sekrete në Kinë/ Dënohen ish-agjentët e Shërbimit Sekret të Francës Kompania

FRANCË – Dy ish-agjentë Shërbimit Sekret të Francës, DGSE, janë dënuar ditën e djeshme pasi janë shpallur fajtorë se kishin shpiunuar për Kinën.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për  Pierre-Marie H. dhe Henri M. të cilët u paraqitën në një gjykatë speciale të akuzuar për “dërgimin e informacionit një fuqie të huaj” dhe për “dëmtimin e interesave themelorë të kombit”. Seanca gjyqësore u zhvillua me të bërgosurit pas dyerve të mbyllura ku janë dënuar përkatësisht  8 dhe 12 vjet burg.

Ndërkohë një person i një person i tretë, I identifikuar si Laurence H. ,që ishte bashkëshortja e njërit prej ish-agjentëve, Pierre-Marie H, mori një dënim katërvjeçar, I akuzuar  për “fshehje të pasurisë së marrë nga inteligjenca me një fuqi të huaj që ka të ngjarë të dëmtojë interesat themelore të kombit”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:.france24

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment