Aktualitet

Dërgimi i 30 mjekëve në Itali/ Thirrja e Lubonjës për qeverinë: Ose kthejini mbrapsht, ose na ndryshoni orarin e lëvizjes

Lubonja akuzon kryeministrin Rama se me këtë sakrificë ekstreme, (dërgimin e mjekëve në Itali), po bën propagandë.
Featured image of article: Dërgimi i 30 mjekëve në Itali/ Thirrja e Lubonjës për qeverinë: Ose kthejini mbrapsht, ose na ndryshoni orarin e lëvizjes Fatos Lubonja

Tiranë- Analisti Fatos Lubonja, nëpërmjet një postimi në Facebook i bën thirrje Presidentit, parlamentit dhe qeverisë, që ose kthehen sa më parë 30 mjekët që u nisën drejt shtetit fqinj, ose lejet e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë të bëhen të paktën si në Itali. Lubonja akuzon Edi Ramën se bëri propagandë, me vendimin për dërgimit të 30 mjekëve drejt Italisë. 

Reagimi:Dëgjova në lajmet e mbrëmjes se qeveria Shqiptare ka dërguar 30 mjekë e infermierë në Itali. Ajo që mendova ishte: Italia, edhe pse shumë më e infektuar se Shqipëria nuk i ka mbyllur njerëzit me qen e me mace në shtëpi si tek ne – ku na kërkohet deri që t’i kërkojmë 24 orë përpara leje policisë për të dalë vetëm 60 minuta një pjestar i familjes të bëjë pazarin. Deri sot e kemi justifikuar këtë mbyllje ekstreme tonën, si në asnjë vend tjetër në Evropë, megjithëse kemi vetëm 10 të vdekur, me gjendjen tejet të dobët të sistemit tonë shëndetsor dhe rrezikun që mund të na presë nesër nga kjo. Tani na del se ne duhet ta bëjmë këtë sakrificë ekstreme, që Edi Rama të bëjë propagandë në Itali.

I bëj thirrje Presidentit, Parlamentit, Qeverisë që ose këta mjekë të kthehen sa më parë, ose që lejet tona të lëvizjes të bëhen të paktën si të Italisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë tridhjetë mjekë shqiptarë mbërritën Itali, në ndihmë të kolegëve të tyre për të përballuar situatën e koronavirusit. Rama deklaroi se mjekët po shkojnë në luftë për të ndihmuar italianët. Nuk mungoi një falënderim nga ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, për këtë ndihmë.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 197 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 33 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i është bashkuar listës së fundmi, me 3 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 113 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al

3 Komente në “Dërgimi i 30 mjekëve në Itali/ Thirrja e Lubonjës për qeverinë: Ose kthejini mbrapsht, ose na ndryshoni orarin e lëvizjes

  1. Por pse e ben kete Rama neqoftese neser dote detyrohet te hik nga Shqiperija dote mer AZIL ne Itali.

  2. respekte per injorancen qe kure spiunone baban ku pyet per tjeter gje ky eshte simboli i minjve te pusetave

  3. Krye PANI-st siç po gjykohen sot do udheheqes ne Kosove. Gjithçka ne sherbim te makinerise te propogandes- edhe ky rasti i fundit. Ku u gjeten veshjet speciale profesionale? Pamvarsisht se ato komplete shkojn dam se nuk i len kush me hy ne pavjon siç jane nga rruga. Pse mjek e infermier ktu ne Shqipni vazhdojne punen me zhelet e tenderave korruptiv te kallogrese?

Shto Koment