Bota

Derdhen 1000 tonë naftë në plazhin përrallor, ishujt Mauritius kthehen në katastrofë (FOTOT)

Një anije në det të hapur ka nisur të derdhë naftë në plazhet e mahnitshme të Mauritius ditën e djeshme. Ndërkohë nga mediat e huaja është mësuar se mijëra vullnetarë janë në garë me kohën për të ndaluar dëmet e shkaktuara nga rrjedhja e naftës.
Featured image of article: Derdhen 1000 tonë naftë në plazhin përrallor, ishujt Mauritius kthehen në katastrofë (FOTOT) Pamjet e plazheve te mbuluara nga nafta

MAURITIUS–  Të paktën 1000 tonë naftë kanë përfunduar në det pasi anija naftëmbajtëse japoneze “MV W akashio” u ça pas përplasjes me një barrierë koralore, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë ekologjike në vendin e njohur jo vetëm për plazhet me ujë të kristaltë, por edhe pyjet dhe speciet në rrezik zhdukjeje që mban.

Përpjekjet për të stabilizuar anijen e përplasur që më 25 korrik janë ta vazhdueshme. Ndërkohë Japonia do të dërgojë ekspertët e saj për të ndihmuar autoritetet vendase, ndërsa një anije ushtarake franceze është afruar në zonë për të dhënë kontributin e saj. Deri më tani janë shpëtuar më shumë se 4000 tonë naftë, por fatkeqësisht 1000 tonë kanë përfunduar në det, duke ndotur ambientin përrallor.

Sa i përket kësaj çështje, pesidenti i kompanisë detare që ka në pronësi anijen, Akihiko Ono, u shpreh për mediat në Tokio se do të bëjë gjithçka për të riparuar dëmet, por ambientalistët thonë se është tepër vonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa kryeministri i vendit, Jugnauth mblodhi qeverinë ditën e djeshme pasi grupet ambientaliste shprehën shqetësimin se dëmi mund të jetë fatal për bregdetin e ishullit.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment