Sport

Derbi Tirana-Partizani mbledh në stadium ‘VIP-at’, Çiljeta mbështet të dashurin portjer, nuk mungoi as Koço Kokëdhima

Ndër ta përmendim, të dashurën e portjerit të Partizanit, Alban Hoxhën, këngëtaren Çiljeta Xhilaga. Këngëtarja kishte zgjedhur që të kamuflohej duke veshur një kapele.
Featured image of article: Derbi Tirana-Partizani mbledh në stadium ‘VIP-at’, Çiljeta mbështet të dashurin portjer, nuk mungoi as Koço Kokëdhima 'VIP-at'

TIRANË– Mbrëmjen e sotme në derbin kryeqytetas ka pasur edhe tifozë “VIP”, të cilët mbështetsin skuadrat e tyre të zemrës.

Ndër ta përmendim, të dashurën e portjerit të Partizanit, Alban Hoxhën, këngëtaren Çiljeta Xhilaga. Këngëtarja kishte zgjedhur që të kamuflohej duke veshur një kapele.

Edhe kolegia e saj Eneida Tarifa ishte në staudim, ku edhe këndoi këngën “Ma zgjat dorën”, me të cilën fitoi çmimin e parë në ‘Këngën Magjike’.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por nuk munguan personazhet edhe nga politika. I pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ ishte edhe ish-deputeti socialit, Koço Kokëdhima.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment