Sport

Derbi me aplikacionin “Zoom”, Shakohoxha u sugjeron modelin danez Tiranës dhe Partizanit

"Partizani dhe Tirana duhet që ta praktikojnë sidomos në derbi. Të përdorin këtë aplikacion për ta parë ndeshjen në këtë mënyrë. Nuk besoj se kushton shumë"
Featured image of article: Derbi me aplikacionin “Zoom”, Shakohoxha u sugjeron modelin danez Tiranës dhe Partizanit Dritan Shakohoxha

Dritan Shakohoxha u ka dhënë një ide klubeve shqiptare për ndeshjet pas karantinës. Meqë nuk lejohen tifozët në stadiume, ai ka sugjeruar përdorimin e aplikacionit “Zoom”, një praktikë e ndjekur nga skuadrat daneze Aarhus dhe Randersin.

Ky vendim bëri xhiron e botës dhe komentatori i mirënjohur e ka sugjeruar sidomos për derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani, që do të luhet më 11 korrik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Këtë ide ua këshilloj ekipeve shqiptare. Partizani dhe Tirana duhet që ta praktikojnë sidomos në derbi. Të përdorin këtë aplikacion për ta parë ndeshjen në këtë mënyrë. Nuk besoj se kushton shumë. Kush do të jetë pjesë, le ta paguajë sa një biletë stadiumi”,- tha Shakohoxha në Supersport.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment