Sport

Derbi i solidaritetit, Partizani kërkon që me Tiranën të luajë në “Air Albania”: Të ardhurat nga biletat për të prekurit nga tërmeti

Sipas informacioneve bëhet me dije se klubi i Partizanit ka kërkuar që derbi me Tiranësn të luhet n ë stadiumin “Air Albania” dhe të gjithë të ardhurat nga biletat të shkojnë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.
Featured image of article: Derbi i solidaritetit, Partizani kërkon që me Tiranën të luajë në “Air Albania”: Të ardhurat nga biletat për të prekurit nga tërmeti Foto nga derbi i kaluar

TIRANË– Dy ditë më parë një tërmet i fortë godiqi Durrësin dhe Thumanën, duke shkaktuar deri tani 44 viktima dhe mbi 750 të plagosur. Solidariteti me viktimat dhe të prekurit nga tërmeti ka qenë i madh, ku është përfshirë dhe sporti.

Sipas informacioneve bëhet me dije se klubi i Partizanit ka kërkuar që derbi me Tiranësn të luhet n ë stadiumin “Air Albania” dhe të gjithë të ardhurat nga biletat të shkojnë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

Klubi i kuq ka paraqitur një kërkesë në FSHF, ku kërkon që të mos paguajë as tafirën e qirasë së stadiumit, në mënyrë që e gjithë shuma që do të grumbullohet nga biletat të shkojë për rindërtimin e shtëpive.

Ende nuk dihet nëse kjo kërkesë është miratuar nga FSHF, por mësohet se propozimi është ende në fazën e diskutimit, pasi as ndeshja nuk është vendosur ende se ku do luhet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

44 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment