LIVE UPDATES
Politike

“Der Standard” shigjeton Ramën: Autoritar, i quan gazetarët “kazan”, politika e tij kërcënuese për Kosovën

30 Maj 2019, 09:35 Nga DOSJA
“Der Standard” shigjeton Ramën: Autoritar, i quan

Tiranë- Media austriake “Der Standard” ka publikuar së fundmi një shkrim për Shqipërinë me titull: “Kryeministri  i Shqipërisë në kursin e nacionalizmit”. Sipas kësaj media Edi Rama, po ndjek një kurs shumë nacionalist dhe po simpatizon gjithmonë idetë e Shqipërisë së Madhe.

“Në terma afatgjatë, kjo politikë e Ramës përbën një kërcënim për integritetin e Kosovës, për shkak se forcon zërat, që kërkojnë të bashkojnë Kosovën me Shqipërinë.”, shkruan kjo media.

Sipas prestigjozes gjermane “Rama nuk është vetëm një nacionalist, por vepron gjithmonë e më shumë si autoritarist.”

Shkrimi i Der Standart 

Qeveria shqiptare vendosi që shqiptarët, të cilët jetojnë në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, nuk do kenë më nevojë për leje pune nëse dëshirojnë të punojnë në Shqipëri.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po ndjek një kurs shumë nacionalist dhe po simpatizon gjithmonë idetë e Shqipërisë së Madhe. Ai përpiqet ta portretizojë veten si udhëheqës të shqiptarëve në rajon. Po ashtu, Rama ka ngritur vazhdimisht qytetarët kosovarë në poste ministrore në Shqipëri.

Në terma afatgjatë, kjo politikë e Ramës përbën një kërcënim për integritetin e Kosovës, për shkak se forcon zërat, që kërkojnë të bashkojnë Kosovën me Shqipërinë.

Më shumë autoritarizëm

Rama nuk është vetëm një nacionalist, por vepron gjithmonë e më shumë si autoritarist. Për shembull, Shqipëria ka rënë së fundmi në renditjen e Reporterëve pa Kufij me shtatë vende, në vendin e 82-të në krahasimin ndërkombëtar. Sulmet e qeverisë dhe grupeve të krimit të organizuar kanë arritur në vitin 2018 në nivele të pashembullta. Reporterët pa Kufij kanë raportuar për fyerje, kërcënime me vdekje dhe padi ndaj gazetarëve, që kanë për qëllim t’i trembin. Vetë Rama i quan gazetarët ‘kazan’. Një nga gazetarët, Ylli Rakipi, e ka mbrojtur veten dhe ka ngritur padi ndaj Ramës. Më herët Rama e kishte paditur Rakipin, për shkak se gazetari televiziv e kishte përshkruar kreun e qeverisë si një ‘kloun’. Diskursi politik në Shqipëri është tejet i ashpër. Ai, gjithashtu, ka të bëjë me faktin se të dyja partitë- socialistët dhe demokratët- luftojnë me njëra-tjetrën për dekada me radhë në mënyra të tilla që më shumë të kujtojnë një luftë asgjësuese sesa një mosmarrëveshje politike. Asnjë fjalë e mirë nuk rezervohet për kundërshtarin dhe ka vazhdimisht përpjekje për të bërë fushatë ndaj kundërshtarit politik në vende të huaja.

Demokratët bojkotojnë parlamentin

Partia Demokratike shkon aq larg, sa e përshkruan vendin nën qeverisjen e socialistëve si një shtet të drogës dhe mafies, duke dëmtuar kështu reputacionin e shtetit të bukur të Europës Juglindore. Partia Demokratike ka bojkotuar parlamentin për një kohë të gjatë- diçka jo e pazakontë në Europën Juglindore. Çdo javë ka protesta nga opozita, të cilat kanë çuar vazhdimisht në përplasje të dhunshme. Klima politike është bërë kaq e nxehtë, sa edhe ndërmjetësit dashamirës nuk shohin asnjë shans që situata të zbutet. Shqetësimet e opozitës dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë civile janë pjesërisht të ligjshme. Për shembull, kostot e konvikteve nuk mund të përballohen nga të rinjtë, ose projektet e dyshimta ndërtimore dëmtojnë interesat e disa qytetarëve. Por retorika e opozitës shpërthen vetëm për trazira. Shefi i PD, Lulzim Basha vazhdon të flasë për ‘kryeministër të paligjshëm’.

Zgjedhjet lokale në fund të qershorit

Në fund të qershorit do të mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe pritet që situata të përkeqësohet deri atëherë. Mundet që opozita të mos marrë pjesë. Konservatorët e PD kanë kontakte të mira me Gjermaninë dhe duan që BE të përfshihet në konflikt, siç ishte rasti me Maqedoninë Veriore në vitin 2015. Reforma gjyqësore, e cila u përqendrua në largimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar nga sistemi, ka krijuar gjithashtu probleme shtesë të stabilitetit në vend. Një komision është ngritur me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtare, për të shqyrtuar gjyqtarët dhe prokurorët për dy vjet. Megjithatë, kaq shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar, sa nuk ka asnjë gjykatë të vetme të lartë në funksion. Kjo, jo vetëm ka krijuar një vakum të rrezikshëm në sundimin e ligjit, por ka sjellë edhe një bllokim të shqyrtimit të çështjeve, që duhet të dërgohen patjetër në gjykatë. Ky nuk është vetëm faji i administratës shqiptare, por edhe i bashkësisë ndërkombëtare, e cila ka keqkuptuar rrethanat në terren.

Zgjerimi në rrezik

Shqipëria duhej të fillonte negociatat e anëtarësimit me BE-në këtë vit, në fakt reforma gjyqësore është unike në rajon- por Franca ka vendosur frenat. Në Paris, nuk interesohen për Shqipërinë dhe rajonin, por shqetësohen që të mos vijë asnjë emigrant dhe azilkërkues nga Shqipëria. Megjithatë, nëse kjo do të kuptohej në rajon, që nuk do ketë më zgjerim, kjo do dobësonte forcat reformuese dhe do të nxiste më tej autoritarizmin dhe nacionalizmin.

Burimi: Der Standard 

J.V/Dosja.al 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rama autoritar shkrimi i der standard edi rama lulzim basha rama autoritar shkrimi i der standard

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni