Rajoni

“Der Standard” ‘godet’ sërish presidentin e Kosovës: Thaçit iu ofrua shpërbërja e ‘Speciales’, në këmbim do i lëshonte pe Serbisë

Në artikullin e shkruar nga Adelheid Woelfl, analizohet fjalimi i Thaçit, në të cilin sipas saj ai u përpoq që të fshihej pas UÇK-së edhe pse po akuzohej personalisht.
Featured image of article: “Der Standard” ‘godet’ sërish presidentin e Kosovës: Thaçit iu ofrua shpërbërja e ‘Speciales’, në këmbim do i lëshonte pe Serbisë Hashim Thaçi, President i Kosovës

KOSOVË– Gazeta e njohur austriake, “Der Standard” ka publikuar sërish një artikull për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në artikullin e shkruar nga Adelheid Woelfl, analizohet fjalimi i Thaçit, në të cilin sipas saj ai u përpoq që të fshihej pas UÇK-së edhe pse po akuzohej personalisht.

Më tej, autorja e tekstit pretendon se marrëveshja e Uashingtonit parashikonte shpërbërjen e Gjykatës Speciale, në këmbim të lëshimeve që Thaçi do të bënte për Serbinë. Por ajo që gazetarja e quan si “marrëveshje e ndyrë” nuk u arrit.

Analiza e plotë

Zemra ime është lënduar, por nuk është thyer,” tha Thaçi në mënyrë patetike, duke aluduar për prokurorinë. “Shpirtin e kam të rënduar, por jo të turbulluar”. Më pas ai foli me ton për ‘gjakun e miqve të luftës’ dhe u përpoq që të fshihej pas ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përgjatë gjithë fjalimit, megjithëse nuk po akuzohet kjo organizatë, por vetë ai si individ.

Komisioneri për Çështjet Transatlantike në Qeverinë Gjermane dhe anëtari i Bundestagut gjerman, Peter Beter e komentoi kështu: “Për mua është e rëndësishme që të theksoj se nuk është UÇK në bankën e të akuzuarve këtu, por individët që ishin në pozicione drejtuesve në UÇK në atë kohë. Pajtimi fillon me ballafaqimin me të kaluarën e luftës. Kjo mund të funksionojë vetëm nëse krimet e luftës- nga kushdo që janë kryer- identifikohen dhe trajtohen me ligj”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Gjykata e Posaçme dhe prokuroria publike luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në këtë drejtim dhe duhet të mbështeten fuqimisht nga të gjitha forcat shoqërore dhe politike në Kosovë dhe partnerët europianë,”- tha Beyer.

Por menjëherë Thaçi u bë sërish patetik kur tha: Politika nuk ishte kurrë për mua një burim jetese, por një mision i shenjtë për t’i shërbyer këtij vendi dhe juve, të dashur qytetarë. Në fund, ai kritikoi ashpër se vetëm kur ishte duke shkuar për në Uashington, akuzat kundër tij u bënë publike.

Kjo sepse u prish takimi i tij me homologun serb, Aleksandër Vuçic, në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje që brenda BE-së quhet si ‘marrëveshje e ndyrë’. Sipas raportimeve, thuhet se Thaçit iu ofrua shpërbërja e Gjykatës Speciale në këmbim të lëshimeve për Serbinë. I dërguari i Trump, Richard Grenell ‘kopsiti’ marrëveshjen, e cila ka dështuar tani.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment