
MAL I ZI- Një deputete e re e parlamentit të Malit të Zi ka bërë një gafë, e cila është bërë virale në rrjetet sociale pasi fjala e saj kishte edhe konotacion ngacmues
Draginja Vuksanoviç Stankoviç nga Partia Social Demokrate (SDP),gjatë një fjalim për krizën me Kishën për shkak të Ligjit të Fesë është shprehur: Kush e shkruan ligjin për shtetin seksual (shekullar desh të thoshte, duke e përmisuar në moment)…, për shtetin laik”.
Video e saj është bërë ‘hit’ në media ku dhe ka marrë dhe shume komente negative.
(a.k.dosja.al)