PolitikeShowbiz

Deputetja e heshtur që tregohet ‘dorëlëshuar’ për çantat, Aurora Mara ekspozon aksesorin 2 mijë dollarësh, të markës luksoze

FOTO
Këtë javë, teksa ka shkuar për seancën e radhës në Kuvend, Mara është kujdesur deri në detaj për pamjen e saj.
Featured image of article: Deputetja e heshtur që tregohet ‘dorëlëshuar’ për çantat, Aurora Mara ekspozon aksesorin 2 mijë dollarësh, të markës luksoze Aurora Mara

TIRANË– Deputetja Aurora Mara, e dalë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi deputetët e kësaj partie dogjën mandatet, siç duket, tregohet shumë ‘dorëlëshuar’ kur vjen puna tek çantat.

Këtë javë, teksa ka shkuar për seancën e radhës në Kuvend, Mara është kujdesur deri në detaj për pamjen e saj.

Më në sy, bie çanta e markës luksoze ‘Yves Saint Laurent’, e cila me një kërkim të vogël në Google, zbulojmë se kushton afro 2000 dollarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mara, me origjinë nga Burreli, ka tërhequr vëmendjen e mediave vetëm kur ka shkrirë kolegët e saj deputetë, jashtë Kuvendit, pasi brenda tij, tregohet mjaft e heshtur. Dhe këtë herë, çanta me çmimin e kripur, nuk u shpëtoi paparacëve.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment