Sport

Deputeti zbulon planin e qeverisë italiane: Do imitojnë presidentin Macron, do na lënë pa futboll

"Do të ishte dhuna e radhës ndaj Parlamentit dhe autonomisë së sportit"
Featured image of article: Deputeti zbulon planin e qeverisë italiane: Do imitojnë presidentin Macron, do na lënë pa futboll Foto ilustruese

Makth për tifozët e futbollit italian. Skuadrat e Serie A mund të nisin stërvitjet nga dita e hënë, 4 maj. Ky është aprovimi që ende nuk është zyrtar, por në përgatitje e sipër.

Ndërkohë, nisja e kampionatit duket ende e pasigurt. Pas lajmit të Repubblica, që ka ngjallur dyshimet se kryeministi i Italisë, Conte, po mendon të imitojë Macron, deputeti i mazhorancës “Italia Viva”, Luciano Nobili, ka lëshuar një lajm të beftë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Duket se është në përgatitje e sipër dekreti për të bllokuar në mënyrë përfundimtare futbollin, pavarësisht se krahinat kanë dhënë ok për stërvitjet dhe mendimit unanim të Federatës, Ligës, Sindikatës së Futbollistëve për të rinisur. Do të ishte dhuna e radhës ndaj Parlamentit dhe autonomisë së sportit”, ka shkruar ai në Twitter.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment