Sport

Deputeti Ylli: “Kryeministri nuk është Zeusi në tokë”

“Kryeministri ka thënë që buxheti do jepet në formë granti, kjo nuk do të thotë që futbolli t’i bëjë presion futbollit. Qeveria është e gatshme të bashkëpunojë, vuri negociatorin”
Featured image of article: Deputeti Ylli: “Kryeministri nuk është Zeusi në tokë”
Përditësuar:

TIRANE – Fidel Ylli, deputeti i Partisë Socialiste dhe negociatori i Qeverisë në bisedime me Ligën e Futbollit, ka folur sot në emisionin “Sport Time” në Supersport, duke ritheksuar si edhe më herët se bojkoti i futbollit është drejt mbylljes dhe çështjet janë në rrugën e zgjidhjes.

“Unë e kam thënë që kjo çështja e bojkotit nuk zgjidhet nga palët në televizion, zgjidhet në tavolinë. Liga bëri kërkesë dhe Qeveria zgjodhi një negociator, një iniciues i ligjit dhe unë ftova edhe ministren e Financave dhe i ftova të gjithë, si dhe Ligën. Ramë dakord me zotin Libohova, që është kreu i Ligës, për t’u takuar, por në lojë hyri kreu i FSHF-së dhe presidentët e klubeve, duke kërkuar Kryeministrin. Kjo gjë është e drejta e tyre, por kërkesat janë për negociatorin.

Neglizhencë nga Kryeministri? “Tavolina që ka qenë me Kryeministrin ka qenë për dhunën në stadium dhe nuk e ka detyruar njeri që të premtonte zgjidhje. Z. Rama e ka në objektiv reformën në sport. Kodi penal u bë, do merremi tanimë me ligjet financiare, duke bërë amendimet në Ligjin e Sportit. Europa nuk pranon që Bashkitë të jenë pronare klubesh, ligje të kohës së Adil Çarçanit. Duhen OJF ose Shoqata Sportive.

Thamë se do ia heqim Bashkive sportin, por jo se Bashkitë nuk do të financojnë, pasi e kanë detyrë këtë gjë. Të gjitha fushat që bën FSHF në Shqipëri, bluzat, uniformat, pajisjet sportive janë pa doganë në Shqipëri. Me iniciativën e Kryeministrit u bë që taksat do hiqeshin 2 vite”.

Keni biseduar me Armand Dukën? “Kemi biseduar për orë të tëra, ishte i gatshëm të bënte reformën. Sporti është prioritet në këtë Qeveri. Unë bisedoj me këdo, sepse nuk i bëj këto me kokën time. Kryeministri ka thënë që buxheti do jepet në formë granti, kjo nuk do të thotë që futbolli t’i bëjë presion futbollit. Qeveria është e gatshme të bashkëpunojë, vuri negociatorin. Liga injoroi grupin e punës, injoruan ministren. Çfarë të bënte Kryeministri kur vuri në dispozicion negociatorin?”

Takim Rama – Duka? “Se takohet Rama dhe Duka e hanë një drekë është puna e tyre. Rama i ka vënë gjysmën e Qeverisë në dispozicion. Le të më futin mua mik, se ia u zgjidh unë. Përfaqësoj qeverinë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë do të ndodhë me bojkotin? “Në rast se Liga do të ulej në tavolinë, ne sot do kishim futboll. Këta burrat që përfaqësojnë futbollin kanë bërë bojkot në kohë pandemie, kostot janë në kurriz të tyre”.

Në anën e bojkotit janë edhe vëllai Kryeministrit, kreu i Bashkisë Kukës që janë me Qeverinë? “Kërkesat e Ligës janë të drejta, por Kryeministri nuk është Zeusi në tokë që me një të rënë të lapsit do zgjidhë gjithçka. Kam ndenjur pesë orë me Dukën dhe presidentin Demi që më ka thënë se është kundër bojkotit”.

Tirana? “Që në 1973 kam qenë pjesë e klubit të Tiranës dhe jam tifoz i Tironës.

Sikur të ishin të gjithë presidentët si ai i Teutës, nuk do kishim probleme në futboll”, ka deklaruar deputeti Fidel Ylli gjatë bisedës.

B.T (Dosja.al)   

 

Një Koment në “Deputeti Ylli: “Kryeministri nuk është Zeusi në tokë”

  1. Nje gje se kam kuptuar qe ti fidel megjithese ai te ka varur koqet ne qafe ti prape i lepin bythen. kete servilizmin tend ndaj padronit deri ne vetemohim skam per ta kuptuar ndonjehere.

Shto Koment