Politike

Deputeti Valteri vijon revoltën: Vidhni sa të doni, por ju lutem të bëjmë një ligj për pedofilët, votat e opozitës ua siguroj unë

VIDEO
Valteri u shpreh se nëse nuk mund të kthehet dënimi me vdekje për këtë vepër penale të ketë burgim të përjetshëm.
Featured image of article: Deputeti Valteri vijon revoltën: Vidhni sa të doni, por ju lutem të bëjmë një ligj për pedofilët, votat e opozitës ua siguroj unë Halit Valteri, deputet

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri, ka përsëritur thirjen e tij për ashpërsimin e dënimit për të gjithë ata që përdhunojnë të mitur. Në deklaratën e tij në Kuvend, Valteri u shpreh se nëse nuk mund të kthehet dënimi me vdekje për këtë vepër penale të ketë burgim të përjetshëm.

Ai iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të bashkohen dhe të ndryshojnë Kodin Penal, dhe shtoi se ata që janë në pushtet mund të vjedhin, mund të bëjnë çdo gjë por të bëhen bashkë për fëmijët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njëherë të vetme duhet të jemi të gjithë bashkë për fëmijët tanë. Të heqim një copë kockë nga këto koncesionet që janë për ta. Vidhni sa të doni, por ju lutem hajdeni të bëjmë një ligj. Këta njerëz që thashë se duhet të varen, meqë kjo nuk bëhet, hajde t’i dënojmë përjetë, para se të na bëhet gjëma. Hajde të ndryshojmë Kodin Penal, të sigurojmë shkollat. E marr unë përsipër që 39 deputetët e opozitës ta votojnë 100% këtë ligj”, tha deputeti Valteri.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment