Politike

Deputeti tregon momentet para ndezjes së kamerave në komision: Ulsiu kishte frikë nga Meta, donte të mblidhte pyetjet

Më tej ai shkruan se Ulsi Manja, si kryesues i komisionit u kishte kërkaur që të dorëzonin dhe pyetjet, që Meta ti kishte të shkruara në letër. Po ashtu ai shprehet se Manja ishte trembur nga Meta.
Featured image of article: Deputeti tregon momentet para ndezjes së kamerave në komision: Ulsiu kishte frikë nga Meta, donte të mblidhte pyetjet Komisioni kundër Ilir Meta

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri, ka treguar disa nga prapaskenat e Komisonit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në një reagim në Facebook, Valteri ka shkruan se i ka bërë përshtypje sjella e deputetëve dhe falenderimet që kanë bërë ata për Metën sot në Kuvend.

Më tej ai shkruan se Ulsi Manja, si kryesues i komisionit u kishte kërkaur që të dorëzonin dhe pyetjet, që Meta ti kishte të shkruara në letër. Po ashtu ai shprehet se Manja ishte trembur nga Meta.

Ishte që ishte Ulsiu, kot nuk na kërkoi t’ia dërgonim me email presidentit pyetjet dhe të na kthente përgjigje pastaj me “CC”, kur të kishte terezi. Aq shumë ranë në sy nga falenderimet, sa mediat nisën të dyshojnë, se mos kishte ngelur ende ndonjë shkëndijë e vjetër nga miqësia e tyre. Ore ndoshta nuk kishte faj Ulsiu, ndoshta u tremb i shkreti kur i hyri në derë “bariu”!”, shkruan deputeti.

POSTIMI I PLOTË

Nisa të lexoj me kureshtje, se sa të lumtur ishin sejmenët e Pallatit të Brigadave, kur panë se si tufa e koneve, që paska lehur kot deri më sot, nisi të lëpihej e të ul veshët ndaj presidentit, për të cilin më shumë se sa ta hetonin për antikushtetueshmërinë e vendimeve të tij, e zunë kohën në dispozicion për të mos i bërë pyetje, por për tu përmalluar me të.

Në dukje e pabesueshme, por tek fytyrat e secilit prej tyre mund të lexoje fare lehtë një shprehje nostalgjie, ndoshta për kohët e tenxheres të mbushur plot, se si e shkëlyenin të babzitur dhe ngjyenin gishtat me çapa, deri në kafshatën e fundit?! Kurse disa të tjerë mu dukën të frikësuar, a thua se i hyri lugati në derë, e me vrap ti bënin ca pyetje për të kaluar radhën.

Madje kryekomisioneri, kryepërfaqësuesi i 55 deputetëve të partisë që mblodhi firmat për shkarkimin e presidentit, kush nuk e ka kuptuar bëhet fjalë për të egrin, të tmershmin, të llaftarishmin z. Ulsi, na propozoi në mënyrë të turpshme, që t’i mblidhnim pyetjet tona të gjitha bashkë e t’ia jepnim presidentit, e ai më pas të na kthente përgjigje.

Ishte që ishte Ulsiu, kot nuk na kërkoi t’ia dërgonim me email presidentit pyetjet dhe të na kthente përgjigje pastaj me “CC”, kur të kishte terezi. Aq shumë ranë në sy nga falenderimet, sa mediat nisën të dyshojnë, se mos kishte ngelur ende ndonjë shkëndijë e vjetër nga miqësia e tyre. Ore ndoshta nuk kishte faj Ulsiu, ndoshta u tremb i shkreti kur i hyri në derë “bariu”!

Por, mes sejmenëve të oborrit presidencial, nuk bënë dot pa komentuar dhe soji i kategorisë: “sejmeni për të të ardhur keq”, të cilët shfaqjen e turpshme në komision, e cilësuan si kulturë juridike edhe edukatë ndaj presidentit dhe jo si servilosje ndaj tij. Madje, mos servilosja ndaj presidentit, na qenka dhe mungesë eksperience.

Me krenari dua t’i them këtij soji, se nuk kam ndërmend aspak të fitojë eksperiencë duke hypur nëpër jahtet e pronarëve të mediave të ngritura me para të dyshimta dhe as tu bëj kronika vilave me shumë hale të politikanëve të korruptuar! Sepse zonja sejmene, unë besoj ende tek parlamentarizmi pa “eksperiencë”, se ai me eksperiencë, që ju i thurni elozhe, po e provojmë çdo ditë dhe e kemi parë prej 30 vitesh se ku po na çon.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë. Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment