Politike

“Deputeti i PS-së po ndërton 7 kate pa leje mbi “Sky Tower-in”/ Abi Malltezi denoncon me foto: Ja pse nuk e votojnë Ramën, kryeministri burgos qytetarin për rregullim çatie

Abi Malltezi ka denoncuar se deputeti i PS-së Vladimir Kosta është duke ndërtuar 7 kate pa leje mbi “Sky Tower”. Sipas tij për këtë arsye shqiptarët nuk votojnë Ramën. Ai thekson se qeveria Rama burgosn qytetarin për rregullim çatie dhe në anën tjetër lejon ndërtime pa leje në mes të Tiranës.
Featured image of article: “Deputeti i PS-së po ndërton 7 kate pa leje mbi “Sky Tower-in”/ Abi Malltezi denoncon me foto: Ja pse nuk e votojnë Ramën, kryeministri burgos qytetarin për rregullim çatie Abi Malltezi dhe foto e publikuar prej tij

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike,  Abi Malltezi ka denoncuar se tek pallati “Sky Tower”  që ndodhet në zonën e ish-Bllokut do të ndërtohen pa leje edhe 7 kate shtesë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Malltezi shprehet se këto ndërtime pa leje po i bën deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta.

“Pse nuk e votojmë në shqiptarët? Se deputeti i PS-së ndërton 7 kate mbi 20 katëshin pa leje dhe qytetari burgoset për rregullim çatie”,  shkruan Malltezi.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Cuditesh pse nuk te votojne me? Cuditesh pse ke humb kontaktet me njerezit? Po njerezit i burgos per riparim catie ndersa kete qe te ngroh xhepin e lejon te beje edhe 7 kate shtese permbi 20 kateshin pa leje?! Co edhe motren e kunatin e tualetit te marre prape para ne trasta dhe cuditesh pse nuk te votojne me!

Foto e publikuar nga Abi Malltezi

Ndërkohë, më herët Partia Demokratike ka denoncuar se për ndërjyrjet që janë bërë këtë pallat. Deputetja e PD-së, Oriola Papuri ka deklaruar se ndërtimet pa leje në këtë pallat po bëhen nga socialistët Vladimir Kosta dheRobert Bitri. Sipas saj, gjithçka po bëhet me leje të kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment