Politike

Deputeti i PS kundër propozimin të SHBA: Nuk është zgjidhja tek ndryshimi i sistemit

Hyseni tha se nuk është ndryshimi i sistemtit zgjedhor, pasi Shqipëria i ka provuar të gjithë sistemet.

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Alket Hyseni, ka dalë kundër propozimit të SHBA për lista e hapura. Në fjalën e tij në Kuvend, Hyseni tha se nuk është ndryshimi i sistemtit zgjedhor, pasi Shqipëria i ka provuar të gjithë sistemet.

Ne do e bëjmë Reformën Zgjedhore qoftë me opozitën parlamentare ose jo parlamentare. Të nxitojnë për ato çfarë do të dakordësohen. Nuk është sistemi zgjidhja, është vetëm vota e shqiptarëve. Kemi provuar 4 sisteme. çdo sistem nuk është i përkryer. Ata që kanë frikë nga vota e popullit. Kemi disa parime. 33 kërkesa të OSBE/ODIHR janë të panegociueshme.

Nuk mund t’i shkelim për interesa të mazhorancës apo opozitës. Kushti është koha. Jemi në prag të proceseve integruese. Por nuk duhet të ndalet dhe s’duhet t’i japim shkas faktorëve apo aktorëve për të penguar. Ne do e përmbyllin Reformën Zgjedhore me apo pa opozitën e rrugës. T’i lënë lojërat e Teatrin politik. Ne i kemi kolegët këtu se jemi 122 deputetë dhe mund të bëjmë një Kod Zgjedhor dinjitoz”, tha Hyseni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Së fundmi, ambasada amerikane ka paraqitur në Komisionin e Reformës Zgjedhore, aplikimin e sistemit danez,  cili është një sistem i përzier, proporcional por me lista të hapura. Ky propozim ka kapur në befasi liderët e politikës të cilët nuk janë për lista të hapura por nga ana tjetër, duket se ky është ‘kushti’ i amerikaneve, të cilët janë investuar më herët edhe për reformën në drejtësi.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Deputeti i PS kundër propozimin të SHBA: Nuk është zgjidhja tek ndryshimi i sistemit

  1. Nje hajdut prevers dhe kriminel i paskrupullt,i cili vegjeton ne krah te Kryesulltanit Rama, natyrisht qe ne vend te dergjet qelive te burgjeve per mizorine e maskarralleqeve dhe pislleqeve te ndyra ne dem te pronareve te shenjte dhermias,ende vijon te bilbilose ne Parlamentin e deshtuar neverites duke na dhene edhe mendje….O mjeran hajdut i paskrupullt,eshte ceshtje kohe per ty si vasal dhe sherbetor i Kryeshkaterruesit dhe Kryevandalit Rama,per t’u perballur me drejtesine e per te gjetur vendin qe meriton si Bandit ordiner. Turp nate e dite per gjithe shpurren tuaj kriminale…..Mjerim per Ramen ku e katandisi ate shoqeri…..!

Shto Koment