Politike

Deputeti i opozitës së re deklaratë të fortë: Po nuk ndryshova sistemin zgjedhor do largohem nga Parlamenti

Ai shkoi më tej duke thënë se do të largohej dhe nga vendi, pasi e cilësoi këtë si betejën e tij të fundit, por ai shtoi se mund të ketë dhe një lëvizje të re politike.
Featured image of article: Deputeti i opozitës së re deklaratë të fortë: Po nuk ndryshova sistemin zgjedhor do largohem nga Parlamenti Ralf Gjoni, deputet

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Rlaf Gjoni, ka bërë një deklaratë sot në mbrëmje duke thënë që nuk fiton betejën për ndryshimin e sistemtit zgjedhor do të largohet nga Parlamenti.

Ai shkoi më tej duke thënë se do të largohej dhe nga vendi, pasi e cilësoi këtë si betejën e tij të fundit, por ai shtoi se mund të ketë dhe një lëvizje të re politike.

Deklaratat e Gjonit janë bërë në emisionin e “Rexpolitx” në Report Tv,  duke shtuar se ai së bashku me miqtë e tij do të largohen nga Parlamenti.

Unë këtë e shoh si betejën tonë të fundit, nuk kemi tjetër. Ju do të shihni spektakël në parlament, orën e së vërtetës. Kemi SPAK-un dhe BKH-në, shqiptarët presin hetimin për shumë emra që kanë qenë në poste zyrtare nga këto parti që po mbajnë peng këtë. Jemi në prag të një katastrofe demografike. Nëse ne nuk arrijmë këtë betejë, që unë e quajmë të fundit, unë nuk kam për të bërë tjetër nëse nuk fitojmë sistemin zgjedhor, atëherë unë bashkë me miqtë e mi do të largohemi jo vetëm nga ky parlament, por edhe nga ky vend. Nuk përjashtoj krijimin e një lëvizje të re politike në pranverë” tha ai.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment