Politike

Deputeti i Kosovës: Pezullimi i polices që mbrojti shtëpinë, turp dhe krim

  • Luftoi për të mbrojtur banesën dhe evitoi dhunën, pezullohet nga detyra policja Blerta Dervishi
  • I prekur nga ngjarja, Zeka është solidarizuar me banorët, veçanërisht me Blerta Dervishin, efektiven e policisë që u pezuallua sot, pasi një ditë më parë mbrojti shtëpinë.
    Featured image of article: Deputeti i Kosovës: Pezullimi i polices që mbrojti shtëpinë, turp dhe krim Në foto, banorët e "Petro Ninit", gjatë përplasjes me policinë

    Milaim Zeka, deputeti i NISMA në parlamentin e Kosovës, nuk ka mundur të heshtë, pas pamjeve të trishtueshme të përplasjes tek Petro Nini.(Lexo këtu)

    I prekur nga ngjarja, Zeka është solidarizuar me banorët, veçanërisht me Blerta Dervishin, efektiven e policisë që u pezullua sot, pasi një ditë më parë mbrojti shtëpinë.

    Ja çfarë shkruan Zeka në Facebook:

    Postimi i plotë i Milaim Zekës

    Akt i shemtuar i Qeverisë Rama

    Pasi ka mbrojtur pronën e saj private, strehën e fëmijëve të saj, pjesëtarja e Policisë të Shtetit Shqiptar, Blerta Dervishi, është përjashtuar nga policia.

    Blerta nuk ka protestuar kundër kolegëve të sajë, por kunder një sistemi kriminal në drejtësi, për çka pajtohen vendorë e nderkombetarë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Nëse ka mbetur vetëm një pikë njerzillëk në Qeverinë Rama, i bëj thirrje publike që vet kryeministri të ndërhyjë dhe ta kthejë në punë.

    PD-ja përjashton Rudina Hajdarin, vajzën e heroit Azem Hajdari, PS largon nga puna një nënë të dy fëmijëve, e pse?! Vetëm pse ajo bën aktin më heroik të njeriut, duke mbrojtur kulmin e femijëve të saj.

    Vetëm te ne ndodh një gjë e tillë: – Sëpari ta prishin shtëpinë, pastaj të largojnë nga puna, tash ka ngelur vetëm burgosja…

    Turp dhe krim me ndodh këto gjëra në shekullin 21-të…

    Ditën e djeshme banorët e 4 familjeve të një banese 2 katëshe, u përplasën me Policinë e Shtetit dhe Përmbarimin, të cilët kërkuan që të zbatojnë vendimin e gjykatës.

    (a.m/dosja.al)

    Shto Koment