Politike

Deputeti gjerman: Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut  t’u hapen negociatat, i kanë përmbushur kushtet

Sipas deputetit socialdemokrat Nezahat Baradari, Bundestagu duhet tani të hapë përfundimisht rrugën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.
Featured image of article: Deputeti gjerman: Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut  t’u hapen negociatat, i kanë përmbushur kushtet Foto ilustruese

GJERMANI– Deputeti socialdemokrat gjerman i Bundestagut, Nezahat Baradari në një deklaratë të tij  për Deutsche Ëellen e vlerëson si hap të rëndësishëm hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Të dyja vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për reforma dhe me këtë i kanë përmbushur kushtet për fillimin e negociatave. Për vazhdimin e kësaj dinamike të reformave negociatat e anëtarësimit do të ishin një motor vendimtar.”

Sipas deputetit socialdemokrat Nezahat Baradari, Bundestagu duhet tani të hapë përfundimisht rrugën për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. “Me kushtet paraprake të formulurara për Shqipërinë dhe fokusimin në kapitujt e shtetit ligjor në negociatat e pranimit, do duhet të jenë mënjanuar të gjitha pengesat që i zinin rrugën miratimit.”

Partia Socialdemokrate Gjermane e mbështeti edhe në qershor hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Kurse unioni CDU/CSU pritet që këtë javën të merret intensivisht me Shqipërinë, në kërkim të një qëndrimi për çeljen e negociatave.

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Shto Koment